Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimit nga detyra.
Freskida Halilaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024. Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti.
Sipas burimeve pas në krye të këtij posti do të jetë Silda Çepe Anagnosti, ish-zv. ministrja e Jashtme.
Komento
Komente









