Është shkarkuar nga detyra zv.Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha publikon mesazhin e një qytetarit i cili thotë se ky shkarkim lidhet me punën dhe të vërtetat që ka deklaruar profesori gjatë inspektimeve të kryera me studentë në banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.
"Pedagogu shkarkohet nga detyra se tha te vërtetën për tërmetin dhe demet e tij!Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e qytetarit dixhital!", shkruan Berisha teksa poston mesazhin: "Doktor Përshëndetje ,po ju informoj për këtë rast. E shkarkuan se kishte shkuar tek rrënojat e Durrësit me studentët edhe po thonte të vërtetën për tërmetin dhe për dëmet e tij".
Në postim është edhe dokumenti i shkarkimit që mban firmën e dekanit, Neritan Shkodrani.
U ngjallë zëdhënësi i i shpifjeve, sale ...
Përgjigju