Shkarkohet nga detyra zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

Shkarkohet nga detyra zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

Ervin Hoxha

TIRANE - Në kulmin e aksionit anti informalitet, shkarkohet nga detyra zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ervin Hoxha. Ky vendim vjen në kushtet kur vetëm një ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri publik lajmin se disa inspektorë tatimorë në qytetin e Durrësit kishin abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet e duke i plotësuar raportet në kafene, nga dembelizmi, siç kreu i qeverisë u shpreh.

Rastet abuzive u zbuluan nga qytetarët, të cilët raportuan në aplikacionin "Stop Informalitet" për shpelje në subjektet që vetë inspektorët i kishin 'firmosur' si biznese të rregullta.

Në vitin 2017, Ervin Hoxha, ka mbajtur postin e drejtorit në Drejtorinë e Hetimit Tatimorë në Tiranë. Ai u dorëhoq nga ky post, pas arrestimit të tre inspektorëve në këtë drejtori. Tre tatimorët kishin shkuar për kontroll në një biznes në Spille, dhe i morën administratores shumën prej 40 mijë lekësh. Edhe në atë kohë, denoncimi u bë nga biznesi privat i cili i shkruajti drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.

Letra e dorëheqjes në korrik 2017

“I nderuar zoti Kryeministër. Me cilësinë e Drejtorit të Hetimit Tatimor, ndiej përgjegjësinë time të drejtpërdrejtë për shfaqjen e turpshme të tre inspektorëve. Në këto kushte nuk mund të vazhdoj më ushtrimin e kësaj detyre. Sa më sipër, kërkoj dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion. Ju faleminderit për besimin”

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nektar Kume: 21/08/2019 22:12

    Hajdut klasik. Ordiner pa shok! Ne burg e ka vendin

    Përgjigju
  • ERP: 21/08/2019 21:01

    Nje i paafte dhe pa integritet qe eshte katapultuar ne poste te rendesishem fhe me pergjgjesi pa asnje eksperience ne terren

    Përgjigju
  • anila nga fushebardha: 21/08/2019 11:45

    Kryehajduti operacional ra per here te dyte! Mos i jep shans tjeter o zoti Rama se do shkoje ne burg, e treta e verteta. Huqi del me shpirtin apo jo Vin trimi

    Përgjigju
    • E verteta: 29/01/2020 22:53

      Ti nuk e njeh fare Ervin Hixhen pasi eshte nje djale i shkelqyer, qytetar dhe me karakter te forte. Turp qe shpifni pa njohur njerzit. Ata inspektore qe u arrestuan jane te paskrupujt qe te tre pasi une i njoh mire. Injoranca dhe paaftesia e tyre shkon deri ne vjedhje dhe mashtrim. Turp te keni qe flisni per Vin Hoxhen.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë