Shkarkohet "King Kenny"!
Liverpool në kërkim të trajnerit

Shkarkohet "King Kenny"!<br />Liverpool në kërkim të trajnerit
Pas 18 muajsh në krye të Liverpulit, Keni Dalglish ka paguar çmimin për një paraqitje të dobët të skuadrës në Premier League, duke u shkarkuar nga posti i trajnerit.

Vendimin për shkarkimin e Dalglishit e kanë marrë drejtuesit e klubit, pasi skuadra e mbylli kampionatin në vendin e nëntë në renditje, që ishte pozita më e dobët që kur kampionati luhet me këtë format (1992).

''Fenway Sport Group’ dhe klubi i futbollit Liverpul Football njofton se Keni Dalglish do të lërë postin e menaxherit në klub, pasi kontrata e tij përfundon. Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të edicionit, drejtuesit e klubit erdhën deri te përfundimi se ndryshimi në krye të stafit të skuadrës është i nevojshëm. Ky nuk ishte një vendim që është arritur lehtë apo me nxitim, por është studiuar me kujdes. Kërkimi për një trajner të ri do të fillojë menjëherë”, thuhet në deklaratën e klubit nga “Anfield Road”.

61-vjeçari arriti t’i sjellë klubit nga ”Anfield Road” Kupën e Ligës në këtë edicion, që ishte trofeu iparë që nga viti 2006, mirëpo dështoi ta çonte skuadrën në Ligën e Kampionëve, megjithë investimet që ka bërë në tregun e futbollistëve nga janari i vitit të kaluar (rreth 100 milionë Paund të shpenzuara - Endi Keroll, Çarli Adam, Xhordan Henderson dhe Stjuart Douning). Liverpuli në këtë edicion ka realizuar vetëm gjashtë fitore në shtëpi, që është rekordi më i keq në ligë që nga edicioni 1948/1949.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë