VLORE - Finalizohet me shkarkimin e sekretarit të Këshillit Qarkut Vlorë, Ridvan Mersini, mbledhja e radhës së këtij institucioni. Shkarkimi i Mersinit përfaqësues i së djathtës është kërkuar pas ndryshimit te kreut të këtij institucioni dhe balancave te tij në favor të së majtës së bashkuar.
Sakaq në mbështetje të Mersinit ka dalë kryebashkiku i Vlorës, Shpëtim Gjika, përfaqësues i së majtës, i cili u ndal edhe tek arsyet e këtij kundërshtimi.
Në votim morën pjesë 47 anëtarë nga 59 që ka ky këshilli. Sakaq pro shkarkimit votuan 29 ndërsa 17 kundër, ndërsa për një votë që pati kundërshtime, ajo u quajt pro duke çuar në 30 numrin e votave për shkarkim, numër që përputhet me kuorumin e nevojshëm.
Një nga tre antrët e komisionit refuzoi të firmosë procesverbalin e mbledhjes, ndërsa pritet te ketë zhvillimie rreth ligjshmërisë së kësaj mbledhje.
Pas ndryshimit të balancave në Këshillin e Qarkut Vlorë u shkarkua edhe ish-kreu Anesti Dhimojani përfaqësues i PD, për t’u zëvendësuar nga Sadrit Danaj, përfaqësues i së majtës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO