Graham Stephen Potter u shkarkua nga stoli i Chelsea pas rezultateve zhgënjyese. Në 31 ndeshje me Blutë, 47-vjeçari ia doli të sigurojë vetëm 1.42 pikë për ndeshje, duke e dërguar ekipin në zonën e poshtme të tabelës (vendi 11-të). 12 fitore, 11 humbje dhe 8 barazime janë shumë pak për Chelsea, që u detyrua të shkarkojë anglezin.
Tanimë londinezët janë në kërkim të trajnerit të ri dhe emri më i lakuar nga mediet në ishull është i i Julian Nagelsmann. Gjermani vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga Bayern Munich, teksa ofertat për të nuk kanë munguar.
Edhe pse Nagelsmann tregoi se do bënte pushim deri në fundin e sezonit, situata te Chelsea mund t'i ndryshojë mendjen trajnerit 35-vjeçar. Kujtojmë se shkarkimi i Potter do i kushtojë arkave të Chelsea rreth 25 milionë euro dëmshpërblim.