Shkatërrimi i armëve kimike,
SHBA plan për detin Mesdhe

Administrata amerikane ka përgatitur një plan për shkatërrimin e armëve më të rrezikshme kimike siriane në ujrat ndërkombëtare të detit Mesdhe, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press.

Sipas agjencisë, shkatërrimi do të kryhej në bordin e anijes “MV Cape Ray”, në pronësi të Departamentit amerikan të Transportit, ndërkohë që rreth saj do të patrullonin luftanije të marinës amerikane.

Anija në fjalë është 213 metra e gjatë dhe është e stacionuar në një bazë në Virxhinia. Në bordin e saj do të përdorej një proces shkatërrimi i krijuar nga Pentagoni, që nuk është përdorur në ndonjë operacion aktual.

Plani duhet të marrë një miratim përfundimtar, para se të vihet në zbatim, shton AP.

Ai do të shmangte probleme diplomatike, mjedisore dhe të sigurisë, që do të të krijoheshin në rast të vendosjes për shkatërrimin e armëve në territorin e çdo shteti tjetër.

Agjencia thekson se zyrtarët, që janë përfshirë në diskutimin e planit dhe të cilët kanë dhënë këtë informacion, kanë deklaruar se nuk duan të citohen me emër, pasi nuk kanë autorizim të flasin publikisht për këtë çështje.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar