Shkatërrohet në Durrës
basorelievi 35-vjeça

Shkatërrohet në Durrës<br />basorelievi 35-vjeça
DURRËS - Veprat e artit të realizmit socialist, jo vetëm që nuk kanë ende një muze ku të ruhen dhe të inventarizohen, por edhe ato që kanë mbetur si vepra urbane po shkatërrohen. Dëmtimi i një basorelievi, të instaluar 35 vjet më parë në fasadën e godinës së ish-ndërmarrjes së cigareve, ka rikthyer edhe një herë debatin mbi mungesën e inventarit të moumenteve artistike në Durrës.

Basorelievi me gjatësi rreth 8 metra, vepër e skulptorit Dhimitër Harallambi, është dëmtuar pjesërisht gjatë punimeve për rikonstruksionin e fasadës së godinës që ndodhet pranë mureve mesjetare të qytetit dhe që do të ndryshojë destinacion, sipas një projekti të ri.

Zyrtarë të bashkisë së Durrësit kanë pranuar se administrata nuk ka një inventar të veprave të artit që janë vendosur në parqe apo në mjedise publike të qytetit bregdetar. Kjo i ka hapur rrugë dëmtimit të vazhdueshëm të skulpturave të parkut, vepra të autorëve të njohur durrsakë.

Dy vjet më parë, në lulishten pranë mureve mesjetare u grabit një vepër e skulptorit Idriz Balani, kushtuar Skulptorit të Merituar Sabri Tuçi. Në fillim të vitit 2011, realizimi i një projekti të bashkisë zhduku nga sheshi i stacionit hekurudhor një shatërvan me mozaik, vepër e skulptorit Qazim Kërtusha.

Dëmtime të tilla ka patur edhe në bustet e ish-ndërmarrjeve shtetërore të zonës industriale të Shkozetit. Një pjesë e tyre vazhdojnë të qëndrojnë të dëmtuara në hyrje të ndërmarrjeve.

Veprat artistike që janë vendosur ndër vite në mjediset publike të qytetit nuk janë të inventarizuara dhe asnjë strukturë vendore apo shtetërore nuk ka përgjegjësi ligjore për fatin e tyre-thotë skulptori Idriz Balani, sipas të cilit në mjaft raste të tjera, monumenteve u janë hequr diciturat në gërma prej bronxi, ndërsa ndonjëra prej tyre është dëmtuar rëndë. Kjo mangësi duhet të zgjidhet sa më parë, shton Balani, autor i disa punimeve të instaluara në mjediset publike të Durrësit..

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve