Dy persona janë arrestuar nën akuzën e “Shkatërrimit të pronës”, me qëllim shitjen e materialeve metalike për skrap.

Shtetasi Ibrahim Jace, 53 vjeç, banues në Ersekë, është arrestuar nga policia qarkut Korçë, pasi shkatërroi një tunnel me lëndë plasëse, në vendin e quajtur Mali i Kozelit, me qëllim marrjen e hekurit për skrap.

Ndërkaq, një tjetër shtetas është arrestuar në Tepelenë, pasi ka shkatërruar me anë të një bombël gazi rrjetin vaditës nga rezervuari i fshatit Dukaj, me qëllim shitjen e tubacionit metalik për skrap, ku më tej e ka vjedhur atë.

Bëhet fjalë për autorin Berim Ruci, i datëlindjes 1972, lindur dhe banues në Tepelenë, arrestimi i të cilit u bë pasi një shtetas njoftoi komisariatin e Policisë Tepelenë që një person po priste me bomël gazi tubacionin e rrjetit vaditës të disa fshatrave të Komunës Qëndër –Tepelenë, ndërsa është kapur nga patrullat e policisë në automjetin e tij Benx tip Fugorn, në të cilin kishte ngarkuar tubacionin e rrjetit të kanalit vaditës.
(gm/shqiptarja.com)