Shkatërrim dhe të vdekur në Haiti, deri tani raportohet për të paktën 227 viktima

Shkatërrim dhe të vdekur në Haiti, deri tani raportohet për të paktën 227 viktima

Të paktën 227 persona kanë mbetur të vdekur pas një tërmeti me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi Haitin mëngjesin e së shtunës. Njoftimi është bërë nga shërbimi i mbrojtjes civile të vendit.

"Ka shumë njerëz që vijnë - shumë njerëz," tha një administrator në Hopital Saint Antoine për CNN. "Ne nuk kemi furnizime të mjaftueshme."

"Spitali ka ngritur tenda në oborrin e tij, tha administratori.

Tërmeti ishte rreth 12 kilometra (7.5 milje) në verilindje të Saint-Louis-du-Sud dhe 10 kilometra i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS).

"Ka raporte për dëme të konsiderueshme në shtëpi, rrugë dhe infrastrukturë," tha zëdhënësja e Kryqit të Kuq Amerikan Katie Wilkes.

 


Lajmi kryesor:

Pa u shëruar plagët e tërmetit që vrau 300 mijë njerëz në 2010, Haiti goditet sërish nga lëkundje 7.2 ballë, deri tani raportohet për qindra viktima


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë