Europol operacion kundër trafikut të ilaçeve dhe dopingut! Goditen 59 grupe kriminale, në Shqipëri 14 në pranga, 6 në hetim! Sekuestrohen 40 mln euro medikamente

Mbi 10.5 milionë medikamente mjekësore me vlerë mbi 40 milionë euro, 349 të dyshuar të arrestuar dhe 10 laboratorë klandestine, janë rezultatet e një operacioni të Europol në 28 vende të botës, mes tyre dhe Shqipëria, gjatë të cilit u shkatërruan 59 grupe kriminale të trafikimit e ilaçeve të falsifikuara dhe substancave doping. Policia shqiptare njoftoi se nga 7 operacionet të zhvilluara në vendin tonë, 14 janë në pranga, 6 nën hetim si dhe janë sekuestruar medikamente me vlerë 100 mijë euro.

Gjatë operacionit ndërkombëtar 'Shield', u sekuestruan sasi masive të barnave të keqpërdorura, të falsifikuara, medikamente dhe substanca dopingu dhe suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive, si dhe vaksina të falsifikuara kundër Covid, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore. Substancat doping dhe ilaçet për mosfunksionimin erektil ishin ndër sendet më të sekuestruara. Po ashtu u sekuestruan mbi 1 milion teste të falsifikuara për COVID. 

Operacioni u drejtua nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja. Mbi 195 hetime u zhvilluan midis prillit dhe tetorit të vitit 2022. Janë monitoruar mbi 588 faqe interneti, nga të cilat u mbyllën 89. Mbi 218 mijë dërgesa janë kontrolluar ndërsa mbi 74 mijë janë sekuestruar.

Anëtarët e grupit kriminal që merreshin me trafik ilaçesh, kryesisht të mosfunksionimit erektil ishin aktivë në Greqi dhe mbanin qendra të tjera të vogla në Evropë, SHBA dhe Azi. Dy laboratorë që u zbuluan në Greqi bënin të mundur përpunimin e lëndës së parë të trafikuar përmes Moldavisë dhe Bullgarisë në produkte të ndryshme. Shitjet u kryen përmes faqeve të internetit dhe adresave të e-mail të koduara për një klientelë ndërkombëtare, duke përfshirë dhjetëra atletë profesionistë.  

Grupet kriminale shfrytëzuan mundësitë e ofruara nga pandemia Covid-19 për të shitur vaksina të falsifikuara. Shtetet anëtare që u përfshinë në operacion ishin Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Gjeorgjia, Islanda, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Trafiku i ilaçeve dhe substancave doping, policia shqiptare: U sekuestruan medikamente mjekësore me vlerë 100 mijë euro! 14 në pranga, 6 nën hetim

1671543803_1671525938Screenshot8.jpg

Medikamente mjekësore me vlerë 100 mijë euro, 14 në pranga dhe 6 nën hetim janë rezultatet e 7 operacioneve në Shqipëri në kuadër të goditjes së kontrabandimit të barnave mjekësore. Policia shqiptare ishte pjesë e operacionit ndërkombëtar “Shield”, i koordinuar nga Europol që goditi 59 grupe kriminale.

Ora 10:21
Furnizuan me doping sportistë në gjithë botën dhe kontrabanduan vaksina COVID-19 false, goditen 59 grupe kriminale, në operacion dhe Shqipëria

1671528325_1671525938Screenshot3.jpg

Në operacionin e Europol që goditi 59 grupe kriminale mori pjesë edhe Shqipëria. Nga hetimet u zbuluan grupet që furnizonin sportistët me doping në të gjithë botën dhe përfitonin nga pandemia për të kontrabanduar vaksina Covid-19 false

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë