Shkatërrohen dy grupe narkotrafikantësh në Katania, bien në pranga 27 persona

Shkatërrohen dy grupe narkotrafikantësh në Katania, bien në pranga 27 persona

Foto ilustruese

Policia e Katanias ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega-operacion të koduar “Udhëkryqi” i cili ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve narkotrafikatësh.

Me urdhër të Prokurorisë së Katanias dhe Antimafias italiane janë vënë nën pranga 27 persona të akuzuar për trafik kokaine e marijuane si dhe pjesëmarrje në aktivitet kriminal

Dy grupet kriminale e kishin bazën në lagjen ‘San Cristoforo’ të Katanias dhe kryenin aktivitetin e tyre kriminal në paqe me njëri-tjetrin.

Operacioni i koduar “Udhëkryqi” çoi në kontrollin e rreth 50 banesave me pjesëmarrjen e rreth 200 trupave policorë dhe të repartit ajror të policisë italiane.

Gjatë ditës në një konferencë për mediat, policia e Katanias do të zbardhë detajet e këtij operacioni.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…