Drejtoria Hetimore e Trafikut të Narkotikëve, në Policinë e Kosovës, ka arrestuar 4 shqiptar dhe 3 Kosovar, të dyshuar për posedim të paautorizuar të lëndëve narkotikëve.
Përmes një komunikate, Policia ka njoftuar se operacioni është realizuar më 26 mars, në rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Shaban Shala” në Prishtinë, ku fillimisht janë ndaluar dy makina me targa shqiptare, me të cilat po udhëtonin 4 të dyshuar.
Gjatë kontrollit, në njërën nga makinat është gjetur substancë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë, me peshë 1.867 gramë, e fshehur në gomën rezervë të automjetit.
Me urdhër të prokurorit është kontrolluar një shtëpi e dyshuar, në të cilën janë arrestuar 3 shtetasit e Kosovës.
Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar një makinë, disa celularë, 340 euro “cash” dhe dëshmi të tjera që ndërlidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit, 7 personave të dyshuar, 4 nga Shqipëria dhe 3 nga Kosova, iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në paraburgim.
/Shqiptarja.com