Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali (EMRAT)

Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali (EMRAT)

Një bandë shqiptarësh e specializuar në vjedhjet e shtëpive në Itali është shkatërruar.

Nën masë arresti është një 75-vjeçar, banues në Rozzano, i cili akuzohet se ka ndihmuar bandën që merrej me vjedhje makinash dhe grabitje vilash. Së bashku me 75-vjeçarin, në hetim përfunduan edhe 10  të tjerë, të gjithë me kombësi shqiptare.

Sipas mediave italiane, banda ka kryer të paktën 16 vjedhje në provincat e Brescias, Bergamos, Milanos, Monzas, Brianzas, Pavias, Piacenzas dhe Reggio Emilias dhe të paktën 4 vjedhje makinash.

Gjashtë janë arrestuar, ndërsa 4 janë aktualisht të kërkim. Ata akuzohen, për vjedhje banesash dhe makinash dhe për një sërë veprash të tjera penale.

Karabinierët e Brescias, ka caktuar burg për: Alberto Mema, Mustafa Banushllari, Altin Zeqiri, Dorjan Rusi, Endri Hysi, Hamit Pashë, Anesti Arapaj, Dario Ferro, Marku Bardhok, Ilirjan Emini.

Aktualisht 75-vjeçari, ndodhet në arrest shtëpiak, duke pasur parasysh edhe moshën e tij. Ai është kujdesur për gjetjen e garazheve në të cilat do të fshiheshin makinat e vjedhura. Këto mjete përdoreshin nga hajdutët për t’u arratisur gjatë grabitjeve.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur