FRANCË- Një grup kriminal me 8 shqiptarë është 'goditur' nga autoritetet e Francës si të përfshirë në trafikun e drogës.
Shqiptarët, të cilët janë arrestuar në Annecy të Francës e kishin shtrirë aktivitetin e tyre në zonë duke shitur kryesisht droga të rënda, si kokainë dhe heroinë.
Në operacionin për ndalimin e tyre janë përfshirë 60 efektiv policie.
Gjithashtu mësohet se 8 shqiptarëve u janë gjetur 17 mijë euro kesh, një kilogram heroinë, 150 gramë kokainë dhe 4 automjete.
Ata kanë dalë para gjykatës dhe akuzohen për “trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal”, ndërsa theksohet rrezikojnë deri në 10 vite burg.
[communiqué de presse]
— Procureure Annecy (@ProcAnnecy) June 7, 2022
➡️interpellation sur commission rogatoire par la section de recherches de la gendarmerie de Chambéry de 8 ressortissants albanais impliqués dans un vaste trafic de stupéfiants
➡️8 personnes incarcérées
✅1 kg d’héroïne saisie pic.twitter.com/F0m4sDI9xR