Një operacion antidroge është zhvilluar ditën e sotme në Lecco, Itali, ku u shkatërruar një grup kriminal italo-shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se si rezultat i finalizimit të operacioni të koduar “Tullaci” ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.
Ata drejtonin një trafik të madh droge, ku lënda narkotike merrej nga Holanda dhe më pas shpërndahej në Lombardi.
Hetimet nisen pas dyshimeve për një shqiptar, i cili tashmë akuzohet për një sërë veprash penale, mes të cilave trafik droge e armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, dyshimet nisën si pasojë e standardit të jetesës së burrit dhe gruas së tij, pronare e një bari, pranë një kompleksi shkollor dhe një qendre sportive shumë të popullarizuar nga të rinjtë.
Hetimet zbuluan më pas rrjetin e klientëve të shqiptarit, i cili furnizonte shitës të tjerë droge dhe jo konsumatorë.
Ndërkohë, mes personave të arrestuar është edhe një çift mbi moshën 70-vjeç, të cilët punonin si korrierë të drogës.
Në total, policia italiane sekuestroi 3 kilogramë kokainë, 1 kilogramë hashash si dhe një shumë parash që dyshohet se u përfituan si rezultat i shitjes së drogës.