Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, në pranga edhe policja që spiunonte operacionet te kreu i bandës

Një police është mes 22 të arrestuarve nga operacioni i policisë greke për shkatërrimin e bandës kriminale shqiptare që merrej me trafik droge dhe vjedhje e grabitje banesash. Edhe shqiptari 30-vjeçar Esmin Ferhati që drejtonte bandën është vënë në pranga. Sipas mediave greke, policja kishte marrëdhënie pune me shqiptarin që mbeti i plagosur pasi tentoi të arratisej nga policia.

Policja kishte dekonspiruar një nga operacionet e mëparshme pasi kishte informuar bandën për lëvizjet e policisë. 

Shqiptari i njohur ndryshe si Esko” nuk ishte arratisur në Shqipëri, por kishte gjetur strehë në godinën e vjetër të Universitetit Politeknik të Athinës “Zografou”, aty tre katet e konviktit të vjetër i kishin kthyer  në seli të banditëve me një pagesë prej 100 euro në muaj për çdo dhomë.  

Ajo që duket se ka qënë fatale për grupin kriminal shqiptar, ishte se ata postonin foto dhe video nga aktiviteti i tyre në Tik Tok. Përfshirë këtu armë, makina luksoze, ora të shtrenjta dhe shuma të mëdha parash duke provokuar ndjekësit e tyre.

Si ndodhi operacioni

Ditën e djeshme, shqiptari dhe një police 35-vjeçare u plagosën gjatë bastisjes së një kampusi të përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës.I riu shqiptar, ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje si dhe grabitje.

Gjatë operacionit të policisë, oficerja nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private dhe më pas u sulmua me kaçavidë nga 30-vjeçari shqiptar.

Për të mbrojtur veten e saj punonjësja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin. Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat njihen si zona ku rrinë bandat që shpërndajnë drogë dhe plaçkisin shtëpi, veçanërisht në periferitë të zonave të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:37
Nga rrëmbimi i djalit të gazetarit te grabitja e pajisjeve me vlerë 300 mijë euro, kush është shqiptari që u fut në botën e krimit prej xhaxhait

1664354445_1664277568WATERMARKREPORTtv.01245426.Still010.jpg

Shqiptari 30-vjeçar, Esmin Ferhati, i arrestuar në Greqi i njohur ndryshe si “Eskos” kishte një grup me të paktën 10 anëtarë shqiptarë e grekë. Mësohet se u përfshi në botën e krimit nga xhaxhai i tij, i dënuar me burg të përjetshëm për një vrasje.

“Esko” akuzohet për 5 vepra penale. E para ka të bëjë me rrëmbimin e djalit 17-vjeçar të një gazetari më 11 maj 2019. Grupi i tij me të paktën 10 shqiptarë e grekë ka rrëmbyer të miturin nga zona e Zografou teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Pagrati. Ata e kanë goditur, i kanë vënë kapuc në kokë dhe e kanë dërguar në zonën ku qëndronin.

Fëmija u mbajt peng për shumë orë nga grabitësit shqiptarë, të cilët i morën celësat e shtëpisë për të grabitur. Në momentin e sulmit, në shtëpi ishin prindërit dhe vëllai i vogël. Gazetari, në përpjekje për të mbrojtur familjen është përleshur me bandidtët, po rata e rrahën dhe e plagosën me thikë.

Një nga autorët u vu në pranga rreth 8 muaj pas ngjarjes. “Esko” nuk ishte arratisur në Shqipëri, por kishte gjetur strehë në godinën e vjetër të Universitetit Politeknik të Athinës “Zografou”.

Akuza tjetër ka të bëjë me vjedhjen e disa pajisjeve në Universitet me vlerë mbi 300 mijë euro ndërsa akuzat e tjera për grabitje dhe trafik droge. Akuza e fundit është për vjedhje në disa dyqane në një qendër tregtare.

Ndonëse operacionet e mëparshme u dekonspiruan prej lidhjes së një policeje greke me kreun e bandës, së fundmi është zhvilluar një operacion që ka sjellë arrestimin e shqiptarit, i cili u plagos nga efektivët teksa përpiqej të arratisej.

Ora 09:37
‘Respekte për Petron nga Vlora…’, grupi kriminal shqiptar përshëndeste shokët në Tik Tok me këngët e bandës në Britani (VIDEO)

Grupi kriminal shqiptar, i drejtuar nga Esmin Ferhati që u kap nga policia greke nxirrnin video në Tik Tok teksa përshëndesnin shokët e tyre në Shqipëri me këngët e bandës ‘Hellbanianz’ që ndodhen në Britani. Ata duket se janë të gjithë bashkë dhe njëri i thotë të tjerëve që të thonë ‘Respekte për Petron nga Vlora’, që mund të jetë mik i përbashkët i tyre. Ata kishin lidhje me një police, e cila i njoftonte për lëvizjet dhe operacionet e policisë greke.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat