Sulmoi me kaçavidë punonjësen e policisë pas një operacioni antidrogë, policia greke plagos shqiptarin 30-vjeçar (FOTO)

Sulmoi me kaçavidë punonjësen e policisë pas një operacioni antidrogë, policia greke plagos shqiptarin 30-vjeçar (FOTO)

Pamje nga bastisja në Greqi

GREQI- Policia greke ka plagosur një 30-vjeçar shqiptar gjatë një operacioni antidrogë pasi ky i fundit qëlloi me kaçavidë oficeren e policisë. Shqiptari dhe oficerja 35-vjeçare u plagosën gjatë bastisjes së një kampusi të përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës. I riu është identifikuar si Esmin Ferhati

I riu shqiptar, ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje si dhe grabitje. Në saj të operacionit të policisë, oficerja nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private dhe më pas u sulmua me kaçavidë nga 30-vjeçari shqiptar.

Për të mbrojtur veten e saj punonjësja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin.

Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat njihen si zona ku rrinë bandat që shpërndajnë drogë dhe plaçkisin shtëpi, veçanërisht në periferitë të zonave të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.

“Hyrja në Angli kushton 4500 paund”, shqiptarit i bëhet me kamera të fshehtë, dyshohet të jetë trafikant

Operacioni përfshinte gjithashtu bastisje në shtëpitë e të dyshuarve në pjesë të ndryshme të kryeqytetit grek, shkruan media greke.

Sipas informacioneve nga burime policore, deri më tani janë arrestuar në total nëntë persona.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
EMRI/ Plagosi me kaçavidë punonjësen e policisë pas bastisjes së drogës në Greqi, ja kush është 30-vjeçari shqiptar

1664277568_WATERMARKREPORTtv.01245426.Still010.jpg

Personi që shihni në foto është Esmin Ferhati, 30-vjeçari që plagosi me kaçavidë oficeren e policisë greke. I riu shpërndante drogë dhe grabiste disa zona perfikerike në Greqi. Pas sulmit të oficeres, kjo e fundit për vetmbrojtje plagosi Ferhatin në këmbë.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë