Shkatërrohet 'perandoria' pronave të patundshme në Angli, dënohet 63-vjeçari: U linte me qira shtëpitë shqiptarëve të cilët i shndërronin në ferma kanabisi

Shkatërrohet 'perandoria' pronave të patundshme në Angli, dënohet 63-vjeçari: U linte me qira shtëpitë shqiptarëve të cilët i shndërronin në ferma kanabisi

Jeremy Southgate dhe Florjan Kasaj një nga trafikantët e drogës

Policia në Britaninë e Madhe ka zbuluar një skemë të kultivimit masiv të kanabisit, të maskuar si një agjenci shit-blerje pronash. Ka qenë një biznesmen britanik, 63-vjeçari Jeremy Southgate ai i cili bleu disa prona nëpër Hull dhe më pas i shndërroi në ferma ku rritej kanabisi.

Jeremy Southgate, i burgosur tashmë, bleu prona me çmime të lira në ankand dhe më pas hapi një agjenci false qiradhënie për t’i menaxhuar ato. 63-vjeçari lejoi një bandë shqiptare të krimit të organizuar që të merrte me qira shtëpitë nëpër Hull, për të drejtuar një rrjet prej 17 ‘shtëpi bari’ që prodhonin drogë me vlerë miliona paund.

Gjykata e Hull Crwn dëgjoi babanë e dy fëmijëve, i cili tha se kishte të ardhura legjitime, por gjithashtu kishte marrë e një kredi. Southgate filloi të bashkëpunonte me bandën shqiptare në shtator 2019, kur lejoi që pronat që zotëronte të përdoreshin për rritjen e kanabisit.

Fermat u krijuan në disa pika të qytetit. Pothuajse në çdo rast energjia elektrike ishte vjedhur. Prokurorët thanë se Southgate ishte një aktor kryesor në operacionin e drogës.

"Ato ishin pronat e tij. Ai përdori biznesin e tij legjitim si mbulesë."- tha prokurori.

“Qiraxhinjtë fantazmë” ishin regjistruar si banues në shtëpitë ku kultivohej kanabis.

"Kanabisi prodhohej në sasi industriale për përdorim komercial," tha zoti Doswell.

Policia sekuestroi rreth 911 kg kanabis, e cila gjeneronte më shumë se 11 milionë paund në vit për bandën. Southgate u shpall fajtor dhe u dënua me 11 vite burg.

Ndërkohë3 shqiptarë u dënuan gjithashtu pas gjyqit.

Darden Mrishaj, 38 vjeç,u dënua me tre vjet burg.

Kushëriri i tij 26 vjeç, Ervis Mrishaj, nga Station Road, Whittlesey, u dënua me pesë vjet e gjysmë.

Florjan Kasaj, 42 vjeç, nga Buckingham Street, Hull, po shqiptar, u dënua me shtatë vjet burg.

Një i katërt, Enver Rrushi, 33 vjeç, nga Middlesborough pranoi se prodhonte kanabis në dy nga pronat e Southgate dhe u burgos për tre vjet.

Policia tha se 10 persona të tjerë u akuzuan gjithashtu për vepra të lidhura me drogën midis 2018 dhe 2023 si pjesë e hetimit dhe që atëherë janë dënuar.

“Ky hetim dhe përçarje në grupin e krimit të organizuar ishte e gjatë dhe komplekse, por ishte vetëm çështje kohe përpara se oficerët tanë të trajnuar specialistë të çmontonin këtë rrjet kriminal”, tha prokurorja.

'Duke ndaluar aktivitetet e kësaj bande, ne kemi parandaluar që sasi të konsiderueshme droge të klasit B të vërshojnë rrugët tona”, përfundoi ajo.

Ervis Mrishaj, Dardan Mrishaj and Florjan Kasaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, a forcohet pozita e Shqipërisë në rajon?



×

Lajmi i fundit

Fëmijët në Rripin e Gazës në kërkim të ushqimit për të mbajtur gjallë familjet! Mohammedi: Ndonjëherë shkoj duar bosh, ndihem i trishtuar

Fëmijët në Rripin e Gazës në kërkim të ushqimit për të mbajtur gjallë familjet! Mohammedi: Ndonjëherë shkoj duar bosh, ndihem i trishtuar