Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i
drogës në Spanjë, 69 të arrestua

SPANJË -  Policia Spanjolle ka shkatërruar një grup ndërkombëtarë  droge. Në prangat e policisë janë vënë 69 persona kryesisht nga Spanja, Portugali dhe vende të tjera Evropiane. Operacioni ndërkombëtarë i koduar “Vinetu”  është kryer në bashkëpunim edhe me policinë Australiane, Britanike, Kroate, Gjermane, Malazeze, Portugeze  dhe asaj Serbe. Policia Spanjolle ka gjetur një sasi prej 3.5 ton kokainë dhe një sasi parash prej 9 milion eurosh. Arrestimi i këtyre personave u krye në disa shtete: 26 u arrestuan në Spanjë, 28 në Portugali dhe 15 të tjerë u arrestuan në shtetet e Ballkanit ( në Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi ).  

Sipas mediave ndërkombëtare selia e grupit ishte në Madridi, ndërsa transportimi i drogës nga Amerika Latine bëhej me rrugë detare nga  shtetas Serbë. Për transportimin e drogës ata përdornin një  sistem të cilin e quanin "goditje verbër" . Ata e fshehnin kokainën në mesin e mallrave të tjera, duke e kaluar fare lehtë me anije në drejtim të Spanjës, duke mos u vënë re nga pikat e kontrolleve doganore.
 
Ndërsa, për pastrimin e parave dyshohet se ata përdorin një firmë të ngritur vetëm për këtë gjë. Paratë dërgoheshin nga Portugalia për në Brazil po nëpërmjet mjeteve të transportit të mallrave dhe atje futeshin në bankat e këtij Shteti. Sipas autoriteteve dyshohet se vitet e fundit grupi mund të ketë transferuar rreth 40 milion euro në vendet e Amerikës Latine duke përdorur këtë mënyrë

Në aksion për kapjen e këtyre kontrabandistëve ishin të angazhuara edhe policitë e Serbisë, të Kroacisë, të Malit të Zi, të Portugalisë, të Australisë, të Britanisë së Madhe dhe të Gjermanisë.

Ndër të arrestuarit në Madrid është  edhe vajza e kreut të Kartelit, i njohur për publikun  si menaxher futbolli dhe njeri që jeton në luks, ndërsa në vilën ku jetonte policia gjeti 773 mijë euro. 

Zyrtarët policorë në Spanjë thanë se operacioni “Vinetu” është një nga më të rëndësishmit gjatë viteve të fundit dhe se hetimet kanë zgjatur dy vjet. Po ashtu theksohet se përveç 3,5 tonëve kokainë dhe sasisë së të hollave, janë sekuestruar edhe 5 vetura, 4 anije, motoçikleta, armë dhe 332 bimë Mariuanë.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite