VIDEO/Shkatërroi rrjetin e prostitucionit në Itali, si e paralajmëroi shqiptarja vetëvrasjen pak minuta para aktit fatal: Hajde më arrestoni në arkivol

Gjatë gjithë jetës së saj Adelina Sejdini ka pasur vetëm tragjedi. Ajo u rrëmbye që e re, u dhunua dhe përdhunua dhe u shfrytëzua seksualisht që në moshën 22-vjeçare në rrugët e Italisë.  Falë denoncimit të saj ajo arriti të ikte nga duart e trafikantëve dhe ti vinte ata pas hekurave, por tragjeditë e ndoqën edhe më pas ku nuk mori mbrojtje nga shteti italian dhe familja e saj e mohoi. Pas gjithë këtyre peripecive ajo kishte marrë edhe një urdhër dëbimi nga Italia, që e çuan Adelina Sejdinin drejt aktit ekstrem, atë të vetëvrasjes duke u hedhur nga një urë në Itali pak ditë më parë.

47-vjeçarja shqiptare pak para se të vetëvritej, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku paralajmëronte veprimin tragjik pas urdhrit të dëbimit nga autoritetet që të mos shkelte për 1 vit në Romë.

 “Unë do vdes se do vdes nga kanceri , e di që nuk e kam të gjatë, por të paktën Adelinat e tjera nuk do të kenë fatin që kam pasur unë. Që kur lexova dokumentin kam makth dhe panik. Unë do pres pak dhe do shkoj të hidhem nga ura, t’ju vijë turp. Vdekja ime do ju mbetet në ndërgjegje ” thotë Adelina në video.

47-vjeçarja shqiptare thotë ndër të tjera se është trajtuar si kriminele, ndërkohë që falë saj u arrit të shkatërrohej një rrjet i gjerë prostitucioni duke çuar pas hekurave 40 tutorë dhe shfrytëzues të prostitucionit.  Ajo bën përgjegjëse institucionet Italinë për aktin e saj ekstrem, që e braktisën.

"Në Romë më kanë trajtuar si kriminele e më thanë se nëse brenda mbrëmjes së djeshme nuk largohem nga Roma drejt Pavias, do të më arrestojnë. Hajde të më arrestoni brenda në arkivol. Nëse më ndodh ndonjë gjë mua, faji është i Policisë së Shtetit, i Zyrës së Emigracionit të Pavias,  është i atyre që po më trajtojnë si kriminele duke firmosur një letër dëbimi  dhe i gjithë atyre që mund të bënin dicka e nuk bën dot asgjë... do të më kenë në koshiencën e tyre. Do pres dhe pak e do të hidhem nga ura e parë që do më shfaqet.... e bëj që Adelina të tjera mos të jetojnë atë c' ka më ndodhi mua... t'ju vij turp. Ky është abuzim detyre. Ju më shfrytëzuat për 20 vite e tani më trajtoni si kriminele”, thotë ndër të tjera në video.

Alma Sejdini, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe.  Adelina Sejdini, pati rrëfyer të gjithë eksperiencën dhe dramën e jetës së saj në Report Tv në emisionin ’Pa Gjurmë’ më 16 qershor të vitit 2019. Në intervistën e dhënë për emisionin ’Pa Gjurmë’ Adelina pati guximin të denonconte ata që e trafikuan një grup i strukturuar nga Durrësi dhe Shijaku. Ajo foli edhe një herë tjetër në ‘Pa Gjurmë’, ku Adeliana i drejtoi një apel familjes së e saj, që e kishte mohuar për 25 vite me radhë. Për këtë arsye Adelina e konsideronte veten te humbur dhe vajza pa nënshtetësi. Në një rrëfim rrëqethës ajo foli jo vetëm për luftën ndaj sëmundjes, pas diagnostikimit me tumor, ndërsa kurohej në spitalin në San Matteo, por edhe përpjekjet për të fituar drejtësi. Ajo deklaroi se nuk kthehej kurrë më në Shqipërisë nga frika se mund ta vrisnin.

Ajo e kishte paralajmëruar vdekjen e saj, ndërsa për të protestuar kundër burokracisë, në fund të tetorit kishte vendosur të shkonte në Romë, pavarësisht shëndetit të dobët, me shpresën se do të mund të takohej me Presidentin e Republikës Sergio Mattarella ose të paktën disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Më pas më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes. Por shqiptarja u shpëtua dhe më pas u transportua në spitalin me djegie të rënda. Por dramat e saj nuk kishin fund deri sa vendosi të mbyllte sytë përgjithmonë me fund tragjik duke u hedhur nga një urë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • imri: 12/11/2021 05:01

    Une e kam njohur shume mire kete vajz. dhe kur them se e kan trafikuar dajalllaret. dhe e kan perdhunuar ata te paret. ajo vet Adelina ma ka thene me gojen e saj kam fakte qe kam komunikuR MEW E-MAJL dhe kam fakte se i kam do fotografi qe mi ka derguar ne vitin 2004 apo 2005.

    Përgjigju
    • Emria: 12/11/2021 15:00

      Nxirri anonim ne internet sa te zihet mat policia e te detyrohet t'i kape. E shkreta Adeline meriton miresi.

  • emri im: 12/11/2021 04:56

    E kan trafikuar dhe e kan perdhunuar te paret kan qene Dajallaret e saj. pastaj e kane detyruarte bej prostuticion.. Ju te shqiperise dhe te durresit dhe rrethines te Dursit. i njihni shum mir dajallaret e Adelines. prandaj duhet urgjentisht policija te shko dhe ti arestoj per prostuticion dhe perdhunim te mbeses se tyre.

    Përgjigju
  • Varferia eshte burimi kryesor i te keqijave: 11/11/2021 16:13

    Dhe shkoni te beni pushimet, ditelindjet, fejesat, martesat ne resortet dhe lokalet e tyre qe kane trafikuar motrat, grate, nenat dhe kane helmuar femijet tuaj dhe mos harroni te thoni bravo i lumte i zoti Depsiz milet ka thene turku

    Përgjigju
    • Gjergj: 11/11/2021 20:11

      Shqipèrinè, e morèn tutorèt, e bènè leckè, letèr higjenike. Shqiptarèt, njè shembull i asaj qè nuk meriton tè merret seriozisht, i dèshtimit dhe paaftèsisè pèr tu vetèorganizuar, i egocentrizmit prej manjakèsh, qè nuk ka psikiatèr ti kurojè. @Varfèria. Adelina Sejdini, èshtè portreti i çdo "investimi" nè Shqipèri. Njè shoqèri droge dhe prostitucioni, mashtrimi dhe degjenerimi, njè shoqèri e tredhur dhe e vdekur, e paaftè tè artikullojè zèrin e protestès. O sa mirè me qenè shqiptar? Pika qè su bie.

  • Albi: 11/11/2021 15:26

    Ne jemi nje popull pa zote shpijete tash 30 vjete dhe nuk na vlerson kush.

    Përgjigju
  • Hari: 11/11/2021 13:55

    Turp per shtetin shqiptar jo per italian se ata boll i kane plaget e tyre me mbajt dhe kto tonat.RIP kjo goca fat i keq mallkuar qofshin kush e ka katandis ne ket dit halli.

    Përgjigju
  • Hiu: 11/11/2021 12:43

    Turp per shtetin italian. Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë