Pas dënimit me vendim të ekzekutueshëm nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të vendos të premten për shkarkimin e gjyqtares Parashqevi Ademi.
Gjyqtarja e Laçit u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për veprën penale të korrupsionit, pasi u filmua teksa kërkonte leke në këmbim të një vendimi.
Burime për Repor TV nga KLD bënë me dije se Ademi është një nga tre gjyqtarët për të cilët nesër pritet të merret masa disiplinore.

(Gjyqtarja e Laçit, Parashqevi Ademi)
Dy gjyqtarët e tjerë janë Enkeleda Doda nga Gjykata e Sarandës dhe Osman Aliu nga Gjykata e Kavajës, gjyqtar ky i pezulluar për më shumë se 5 muaj. Për Dodën dhe Aliun ish-ministri Naço kërkoi shkarkim nga posti i gjyqtarit me argumentin se ata kishin shkelur ligjin duke fshehur e mos deklaruar pasuritë.

(Gjyqtari i Kavajës Osman Aliu)
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com