TIRANË - 58 shqiptarë janë riatdhesuar pasditen e sotme nga Gjermania, pasi rezultojnë se kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen. 

Nga të riadhesuarit rezulton se 16 prej tyre janë kthyer nga Gjermania, 6 tyre janë kthyer nga Franca, 12 nga Filanda dhe  24 nga Suedia. Nga këta rreth 35 shtetas ishin me familje.

Avioni me të cilën 58 shqiptarët janë sjellë nga Gjermani u ul në Rinas rreth orës 16:40. 

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua  nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese Gjermane dhe FRONTEX.
 
Në bordin e avionit ishte  në përbërje të eskortës , një mjek e një psikolog.
 
Të gjithë personat e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjetqë të mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen.

Redaksai Online
(a.h/shqiptarja.com)