Shkelet marrëveshja
Thaci: Zgjedhjet në 2014

Shkelet marrëveshja<br />Thaci: Zgjedhjet në 2014
KOSOVE-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, ka deklaruar se ballafaqimin me opozitën, Qeveria dhe koalicioni qeverisës do ta ketë në fund të vitit 2014. Kjo deklaratë nënkupton se Thaçi, ka vendosur të shkelë marrëveshjen për zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare. Marrëveshja e firmosur para një viti bashkë me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe partnerin e koalicionit, Behgjet Pacolli, ndërmjetësuar nga ambasadori amerikan, Christopher Dell, parashikonte që zgjedhjet presidenciale të mbahen në vjeshtën e këtij viti ndërsa zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit 2013.

E përditshmja ‘Koha Ditore’ shkruan sot se pavarësisht nga ajo që është arritur në marrevëshjen e një viti më parë, kryeministri Thaçi ka shfaqur ambicien për ta përfunduar mandatin e plotë qeverisës, katërvjeçar. Në Kuvendin e Kosovës, të mërkurën, ai ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen tek në vitin 2014. “Ballafaqimin me opozitën, Qeveria dhe koalicioni qeverisës do ta ketë në fund të vitit 2014”, ka thënë ai.

Të njëjtën gjë e ka rikonfirmuar edhe një zyrtar i lartë i koalicionit. Në kushte anonimiteti ai ka deklaruar për “Kohën Ditore” se shtyrjen e zgjedhjeve janë duke e mbështetur edhe faktorë të caktuar ndërkombëtarë. “Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 2014, kurse ato presidenciale vitin tjetër. Ky është një qëndrim që është duke u mbështetur edhe nga miqtë ndërkombëtarë, dhe po të ishte ndryshe, Thaçi nuk do ta jepte paralajmërimin”, ka thënë ai.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë