Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, policia ka arrestuar një 25 vjeçar në qytetin e Elbasanit, dy ditë më parë. Florind Leci, banues në fshatin Sericë është ndaluar nga efektivat e policisë pasi kishte thyer lejen e dhënë nga burgu i Peqinit. Sipas policisë, ai duhet të kthehej me datë 3 dhjetor 2014. Si pasojë, Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”. Leci vuante dënimin prej 8 vitesh burg i akuzuar për vjedhje me armë, dhe i kishin mbetur edhe 3 vjet e 4 muaj.
/Shqiptarja.com
