TIRANË- Policia Rrugore e kryeqytetit ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili tentoi që t’i jepte ryshfet një efektivi policie.
56-vjeçari shkeli rregullat e qarkullimit dhe për këtë arsye patrulla policore e ndodhur në rrugën “Sadik Petrela” i kërkoi që të ndalonte për një kontroll rutinë.
Në këtë moment drejtuesi i mjetit me iniciale Sh.Sh., i ofroi një shumë të konsiderueshem parash një efektivi të policisë rrugore.
Ky është rasti i 22-të për këtë vit, kur drejtuesit e mjeteve tentojnë që t’i japin ryshfet punonjësve të policisë për t’u shpëtuar gjobave dhe masave të tjera që mund merren ndaj tyre për shkeljet që bëjnë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës gjatë përmbushjes së detyrimeve ligjore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim i shtuar për ngjarjet rrugore, ka konstatuar rastin e dytë të mitëmarrjes në tre ditët e fundit dhe të 22-të për këtë vit.
Më datë 04.12.2018 në rrugën “Sadik Petrela” është ndaluar automjeti me targë AA190TA, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjatë kontrollit policor drejtuesi i mjetit me iniciale Sh.Sh., 56 vjeç, me qëllim shmangien e penalizimit për shkeljen e konstatuar i ka ofruar një shumë monetare agjentit verifikues dhe është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Jam i bindur qe po te jene kushtet qe nuk i shikon kush policet fusin paret ne xhep!
Përgjigju