Shkelja e heshtjes zgjedhore, AMA thirrje mediave: Të respektohet Kodi Elektoral, po ju monitorojmë
Autoriteti i Mediave Audiovizive
"Subjektet audio dhe audiovizive duhet të respektojnë kërkesat e Kodit Elektoral për periudhën e heshtjes zgjedhore". Ky ka qenë mesazhi i Autoritetit të Mediave Audiovizive ditën e sotme. Ky mesazh vjen pas daljes së Presidentit Meta, i cili nga Presidenca bëri thirrje politike dhe kjo deklaratë e tij u transmetua në media ndërkohë që Report Tv vendosi ta ndërpresë transmetimin.
"Nga dita e sotme (24.04.2021) dhe deri në përfundim të orarit të votimeve gjatë ditës së nesërme, bazuar në kërkesat e Kodit Zgjedhor të Republikës, është periudhë e heshtjes zgjedhore. Në nenin 77, pika 2 përcaktohet qartë se në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, ndaj dhe AMA rikujton të gjitha subjektet audio dhe audiovizive që ta respektojnë këtë kërkesë të Kodit Zgjedhor. Kjo ndihmon në atmosferën e zhvillimit të votimeve më 25 prill 2021, mbështet qytetarët që të ushtrojnë të qetë dhe në mënyrë demokratike verdiktin për votën e tyre", thotw AMA.
Ky institucion deklaron se është në proces monitorimi edhe të kësaj faze të rëndësishme për të indentifikuar raste konkrete të shkeljes apo injorimit nga OSHMA-të të kësaj kërkese të Kodit Zgjedhor.
"AMA siç ka raportuar gjatë gjithë ditëve të fushatës elektorale pranë KQZ-së, për të gjitha rastet e mosrespektimit të kërkesave të Kodit nga subjektet audio e audiovizive, do të vijojë procesin e raportimit korrekt për rastet e identifikuara gjatë monitorimit të ditës së sotme dhe të nesërme, deri në mbyllje të votimeve", përfundon deklarata e AMA.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'
7 Janar, 13:58
-
Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues
7 Janar, 10:50
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14
-
Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA/ SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën! Kryemadhi, nëna dhe mikja e saj Ema Çoku mbyllin gojën para prokurorëve
6 Janar, 14:22
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17