Si rezultat i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, policia ka tërhequr 44 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.
Janë vendosur 228 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
Ndërsa janë vendosur 9 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj, 101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 297 për përdorim të celularit dhe 34 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)