Shkelja e rregullave të qarkullimit në kryeqytet, Policia: Masat, për të parandaluar aksidentet (VIDEO)

Policia e Shtetit me anë të një video tregon punën e bërë këto ditë në disa pika të Tiranës për shkelësit e Kodit Rrugor. Në videon e shpërndarë nga Policia tregohen automjete të cilat thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor si ndëshkimet në gjoba të cilat i vihen pikërisht këtyre automjeteve duke mos toleruar shkeljen e tyre. Sipas saj, uniformat blu të rrugores janë të angazhuara me të gjitha mjetet e nevojshme dhe kapacitetin në numër të policëve për të patrulluar, verifikuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor në të gjithë territorin e Tiranës.

Gjithashtu Policia bën me dije se qëllimi i vetëm i i vendosjes së autoritetit të ligjit është parandalimi i aksidente si dhe rritja e parametrave të sigurisë rrugore. Ajo bën apel që të respektohen rregullat e qarkullimit jo për policinë por për sigurinë e jetës së drejtuesve si dhe për përdoruesit e tjerë të saj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)