TIRANE- Sekuestrimi dhe më pas nxjerja nga ambjentet e komisariatit nr.4 të një “Hameri” luksoz, në pronësi të biznesmenit Ilir Koja, ka bërë që ish-shefi i komisariatit Gazmend Hamitaj të marrë masën disiplinore ”Shkelje ose mosushtrim e kompetencave të policisë”. Pas kësaj mase, është marrë një vendim i dytë, duke i shtyrë periudhën e gradimit. Mirëpo me këtë vendim nuk është pajtuar Gamend Hamitaj, i cili e ka kundërshtuar vendimin e Drejtorisë së Standarteve Profesionale në gjykatën e Tiranës. Pas disa seancash gjyqësore, Hamitaj ka mundur të fitojë procesin gjyqësor kundër Drejtorisë së Policisë së Shtetit, duke rrëzuar kështu dy vendimet atë të masës disiplinore dhe atë të shtyrjes së kohës së gradimit.
Në vendimin e gjykatës pala e paditur Policia e Shtetit ka pretenduar se patrulla e policisë nuk ka njoftuar në kohë shërbimet e policisë rrugore për të kryer të gjitha procedurat e duhura ligjore me mjetin e drejtuesin e tij, duke qënë se drejtuesi nuk ishte i pajisur me dokumentacion mjeti. Nga ana e patrullës së policisë nuk është mbajtur Proces verbal për dorëzimin e mjetit në Komisariatin e Policisë Nr.4,si dhe nuk është plotësuar formulari për kundërshtimin që shtetasi Ilir Koja i ka bërë policisë gjatë shoqërimit në Komisariat. Mjeti është tërhequr nga shtetasi Altin Shkoza dhe jo nga shtetasi Ilir Koja, gjë që është konstatuar nga shërbimi i komisariatit të Policise nr.4. Ndërkohë që Hamitaj ka theksuar se ka një pervojë pune prej 18 vjetësh në strukturat e Policisë së Shtetit, duke mos u ndëshkuar asnjeherë me masë disiplinore.
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com