Nga auditimi i zhvilluar në këtë institucion, rezultoi se në lidhje me procedurat e zhvilluara për procesin e legalizimit, u konstatua se në 10 raste është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 9 696 089 lekë.
Ndërsa nga auditimi i realizuar tek ALUIZNI Lezhë, ka rezultuar shkelje nga ish-drejtori dhe dy drejtues të tjerë, të cilët akuzohen për shpërdorim të detyrës, sjellje e mungesës së të ardhurave për fondin e kompensimit të ish pronarëve në buxhetin e shtetit, si dhe moskryerjen e procedurave ligjore në procesin e legalizimit.
Materialet i kanë kaluar prokurorive përkatësë në rrethe, ndërsa i është kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t fillimi i procedurave administrative e ligjore për dhënien e masës disiplinore “Largim nga puna” për ish-drejtorin e ALUIZNI Vlorë 2, ish-drejtorin Lezhë dhe katër përgjegjës sektori në këto dy institucione, si dhe masa të tjera disiplinore për 6 nëpunës të tjerë të këtyre institucioneve.
SHKELJET E KONSTATUARA NË VLORË
- Në 2 raste ka miratuar leje legalizimi në kundërshtim me ligjin për objekte që shtrihen në distancë më të afërt se 100 m nga aksi rrugor nacional, veprim i cili bie në kundërshtim me Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006, i ndryshuar, Neni 2, Pika 4/2.
- Në 5 raste ka rezultuar se, objektet e legalizuara janë ndërtuar në distancë më të afërt se 100 m me vijën e detit (në rërë). Legalizimi i këtyre objekteve bie në kundërshtim me ligjin nr. 8093 “Për rezervat ujore”.
- Ka legalizuar objekte të cilat nuk rezultojnë të plota në ortofoto dixhitale.
- Mos llogaritjen dhe mos shitjen e pjesëve të parcelave ndërtimore me çmimin e tregut të diferencave të sipërfaqeve në parcelat ndërtimore të legalizuara, shkelje këto të parashikuara nga neni 248 i Kodit Penal.
- Nga auditimi i zhvilluar në këtë institucion, rezultoi se në lidhje me procedurat e zhvilluara për procesin e legalizimit , u konstatua se në 10 raste është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 9,696,089 lekë si diferencë e pagesës së sipërfaqes së parcelës ndërtimore të paguar, me sipërfaqen e vëtëdeklaruar të përcaktuar në VKM dhe që zotëron poseduesi i ndërtimit informal në fakt, duke krijuar mungesë të të ardhurave për fondin e kompensimit të ish pronarëve në buxhetin e shtetit e cënuar interesin publik.
- Është miratuar leje legalizimi për objekt me 4 kate brenda vijës së verdhë, pa përcaktuar më parë statusin e parcelës ndërtimore, në kundërshtim me Ligjin 9482, datë 03.04.2006, i ndryshuar, Neni 2, Pika 4/1.
- Në 7 raste u konstatua se, vetëdeklarimi për madhësinë e parcelave ndërtimore zënë nga poseduesi i ndërtimit informal apo katet e ndërtesës, nuk përputhen me të dhënat e rezultuara nga përditësimi në terren (skica fushore).
- Edhe pse këto vetëdeklarime duhet të klasifikoheshin “Të rreme”, nga ALUIZNI Vlorë nr. 2, është vazhduar me procesin duke i legalizuar ato në kundërshtim me VKM nr. 437, datë 28.06.2006 “Për përcaktimin e procedurave për mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje, për ngritjen e bazës së të dhënave” dhe me Urdhrin nr. 46, datë 18.07.2006 “Manuali i procedurave mbi procesin e vetë deklarimit” .
SHKELJET E KONSTATUARA NË LEZHE
- Moskualifikimin paraprak të aplikimeve në 663 raste të legalizimeve të ndërtimeve brenda zonës arkeologjike dhe zonës turistike, duke mosllogaritur e shitur diferenca të sipërfaqeve në parcelat ndërtimore të legalizuara me çmimin e tregut, shkelje këto të parashikuara nga neni 248 i Kodit Penal.
- Nga auditimi i zhvilluar në këtë institucion, rezultoi se në lidhje me procedurat e zhvilluara për procesin e legalizimit , u konstatua se nga ana e këtyre drejtuesve janë llogaritur me diferencë çmimi, në 7 raste me një dëm ekonomik në vlerë 1,254,000 lekë, duke aplikuar çmime të gabuara në kundërshtim me VKM nr. 1620, datë 26.11.2008. Nga shitja e parcelave ndërtimore, duke mos përfshirë sipërfaqen e deklaruar dhe të zënë nga qytetarët në 29 raste, për të cilat nuk është llogaritur e shitur me çmimin e tregut sipërfaqja e truallit prej 14 358 m2(diferencë) me vlerë 162,126,111 lekë, që ju përkasin ndarjeve të parcelave ndërtimore, të rezultuara si diferenca ndërmjet matjeve në terren sipas skicave fushore(më të mëdha) dhe sipërfaqeve të legalizuara (më të vogla), duke shkaktuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit për fondin e shpërblimit të ish pronarëve dhe cenuar interesin publik, pasi janë lënë e përdorur në mënyrë të kundraligjshme sipërfaqe trualli të tokës shtetërore e publike nga qytetarët pa u kryer pagesat përkatëse me vlerën e tregut.
- Në total nga Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, si pasojë e veprimeve të mësipërme penale dhe shkeljeve të tjera të legjislacionit në fuqi është konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 1,383,153 lekë dhe një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit për fondin e shpërblimit të ish pronarëve në vlerë prej 162,126,111 lekë dhe cenuar interesin publik.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)