TIRANË- SPAK ka dhënë pretencën për ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të cilët akuzohen për shkelje me tenderët dhe falsifikim dokumentesh në dosjen për shkeljet me rikonstruksionin e 4 komisariateve. SPAK ka kërkuar në total 11 vite e 3 muaj burg për 15 të pandehurit, ndërsa në rast se dënohen vetëm ish-zyrtaret do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.

Për 9 ish-zyrtare është kërkuar dënimi me 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet 1/3 dhe zbret në 6 muaj burgim. Në pretencë SPAK kërkon të pezullohet dënimi duke e vendosur të pandehurën në shërbim prove për 1 vit.

TË PANDEHURAT
Denisa Skënderajn
Silva Dauti (Kushi)
Julia Hysa (Done)

Teksa për gratë SPAK kërkoi që ato të mos shkojnë në burg edhe nëse deklarohen fajtore, për burrat nuk u kërkua të aplikohet neni 59 i Kodit të Procedurës Penale. Për Blendi Kovin SPAK kërkoi 9 muaj burg që i zbret në 6 muaj nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar. E njëjta pretencë u dha edhe për:

TË PANDEHURIT

Për të 15 të pandehurit prokurorja Dorina Bejko kërkoi edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Për këtë dosje çështja ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca është ndarë pasi ai kërkoi të gjykohej me procedurë të zakonshme. Ndërkohë që në pyetje për këtë çështje është marrë edhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Tenderat për supervizimin e 4 komisariateve Vlorë, nr 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin një vlerë prej rreth 555 mijë euro, ku SPAK pretendon se janë kryer në shkelje të procedurave për të favorizuar njërën prej kompanive