Shkëlqeu në Superligë, Dinamo afron portierin 25-vjeçar

Shkëlqeu në Superligë, Dinamo afron portierin 25-vjeçar

Dinamo

Dinamo e futbollit ka lëvizur në merkato. Blutë e kryeqytetit sezonin e ri do luajnë në Superligë, teksa kanë bërë disa afrime. Pas kthimit nga huazimi të Albion Markut, "Nëndetësja" zyrtarizoi edhe Rustem Hoxhën për mbrojtjen dhe Luis Kaçorin për sulmin.

Tanimë klubi po mendon edhe për portën, teksa i përzgjedhur është Edmir Sali. Gardiani i dalë nga Flamurtari, prej 2019 ka bërë mirë me Laçin dhe Kastriotin në Superligë, duke spikatur me paraqitjet e tij.

Akordi mes palëve është arritur, ndërsa pritet vetëm prezantimi i 25-vjeçarit. Veç tij, me Blutë janë bashkuar në stërvitje edhe Dejvid Kapllani (ish-i i Erzenit) dhe Lorran (ish-i i Bylis).

Edmir Sali

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, akset drejt hapjes

Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, akset drejt hapjes