Shkëlqimi dhe mjerimi i…diplomës!

Shkëlqimi dhe mjerimi i…diplomës!

Foto ilustruese

Dikur diploma ishte status, prestigj, hierarki, karrierë, vend pune i sigurtë. Ishte pra një dokument plot shkëlqim që presupozonte dije, shkolle e mbaruar përmes kërkesës reale të llogarisë nga ana pedagogëve, me ndërhyrje minimale nga “jashtë” për të siguruar ndonjë tolerim pedagogu. Ishte një dokument që simbolizonte vuajtje, sakrifica, investim për një perspektivë afatgjatë. Pak a shumë në të përmblidhej ai proverbi: rrënjët e dijes janë të hidhura, por frutat e saj janë të ëmbla.

Kurse prej shumë vitesh përjetojmë degradimin e saj. Shumë prej “universiteteve” privatë iu ndryshuan destinacionin një mase të madhe të të rinjve. Tjetër rrugë duhet të ndiqnin ata e tjetër rrugë morën prej iluzioneve që iu krijuan universitetet private kioska. Ndërkohë, sigurimi i një diplome të tillë nga militantë partie kishte vlerën e eleminimit në mënyrë formale të një barriere ligjore për të filluar punë në administratën publike.

Mirëpo kjo krijoi modelin, të cilin e përqafuan një mase e madhe prindërish dhe fëmijëve të tyre. Duke ndjekur këtë model u prodhuan kontigjente të tërë të rinjsh me diploma pa asnjë vlerë, por që sot përjetojnë emocionet negative të një të diplomuari të zhgënjyer që nuk po çan dot. Është proverbiale përgjigja që i ktheu të motrës një personazh i njohur publik, kur ajo i kërkoi ndihmë për punësim të djalit të saj, pas mbarimit të një universiteti privat, tashmë të mbyllur. “Pse, vërtet të gënjen mendja se djali yt është diplomuar?! Ti thjesht ke paguar para që djali yt të shkojë nja 3 vjet në Tiranë, të rrijë nëpër kafe e të hapë sytë për femra”.

Për të ardhur tek aspekti i fundit i degradimit të ligjëruar të diplomës, ku në degë të caktuara do të pranohen të rinj edhe me mesatare 6.5. Se çfarë i diplomuari mund të jetë një i ri me këtë mesatare në shkollë të mesme mbetet ta verifikojmë në të ardhmen. Por ama ska se si të mos na vijë ndërmen ajo barcaleta e hidhur për persona të caktuar të kësaj kategorie: sikur ta dija që shkolla e lartë paska qenë kaq e lehtë, kisha bërë edhe të mesmen.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille