Në ditën e Pavarësisë Tirana u kthye sot në zemrën e shqiptarisë.  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ u transformua në një shesh shumëngjyrësh të kostumeve popullore dhe trashëgimisë tonë kulturore të gati 200 delegacione nga të gjitha trevat shqipfolëse, diasporës dhe arbëreshët e Italisë.

Një spektakël i vërtetë i organizuar mjaft mirë nga bashkia e Tiranës dhe organizata “Rrënjët Shqiptare- Albanian Roots (New York) që synonte nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve kudo ku ndodhen, rrjetëzimin e qyteteve shqipfolëse në rajon dhe diasporës shqiptare, inkurajimin dhe promovimin e vlerave kulturore e historike, si dhe promovimin e potencialit turistik nëpërmjet trashëgimisë kulturore.

Një spektakël që shkëlqeu edhe pse moti ishte me shi.

Një organizim shumë vite dritë larg, festimeve të shëmtuara që u organizuan nga qeveria Berisha në 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë një përvjetor tepër i rëndësishëm. Torta gjigante, më e madhja e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë 18 mijë kilogramë ishte ‘njollë e shëmtuar turpi’

Një festë, që ishte turp dhe imazhi që u përcoll në botë ishte “qytetarë” që sulmonin qilim-flamurin prej kremi, me qese dhe kuti plastike dhe lopata; teksa të tjerë ecnin mbi të, si të ishte edhe torta një truall për t’u kapur e për t’u dhunuar.

Në ceremoninë e prerjes së tortës, asokohe Kryeministri Berisha bëri vetëm një urim të thjeshtë për shqiptarët dhe më pas i la vendin katrahurës duke ofruar pamjet skandaloze.Skenat e turpshme, u transmetuan nga 1200 agjenci lajmesh e rrjetesh sociale në mbarë botën, ndërkohë që krerët e shtetit shqiptar, të mbledhur në darkën zyrtare, shikuan pamjet dhe zbardhnin dhëmbët, duke e konsideruar gallatë.

Ndërsa sot ajo çfarë parada përcolli ishte kultura kuq e zi e shqiptarëve shumë vite dritë larg shëmtisë së qeverisjes së Sali Berishës.