Shkëlzen Berisha nuk deklaroi në ILDKP aksionet në kompaninë ‘Logal’, pas 1.8 milionë € zbulohet borxhi tjetër 250 mijë € dhe kujt ia bleu pronat afër Gërdecit

Asnjë reagim deri sot as nga familja Berisha, as nga institucionet qeveritare, për të sqaruar rrethanat e skandalit financiar i Shkëlzen Berishës me kredinë e dyshimtë 1.8 milionë euro, me të cilën pretendon nga njëra anë se ka blerë në datën 19 dhjetor 2018 disa prona pranë Gërdecit, duke i lënë ato si kolateral edhe pse me vlerë shumë të ulët se sa principali, ndërsa në dokumentet e kompanisë së tij 'Logal’ sh.p.k thotë se në të njëjtën kohë ka blerë disa makineri dhe impiante me vlerë 1.9 milionë euro. Ndërkaq, dokumentet e reja të siguruara nga Shqiptarja.com konfirmojnë se Shkëlzen Berisha nuk ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive aksionet në kompaninë 'Logal’ sh.p.k., përmes të cilës ka blerë 3 parcela arë për një total prej 6.183 metra katrorë dhe 3 parcela te tjera truall prej 14.220 metra katrore nga të cilat 5.066.5 metra katrorë godinat, tek kompania ‘Abduramani’ sh.p.k, tek kompania ‘Mulliri i Artë’ sh.p.k si dhe tek shtetasi Agur Abduramani.

Ky dokument tregon se kompania ‘LOGAL’ është themeluar në 7 dhjetor të vitit 2015, me administrator dhe aksioner të vetëm Shkëlzen Berishën. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2015, Shkëlzen Berisha nuk deklaron aksione në ndonjë kompani apo pjesë të kapitalit në zotërim. Ndërkaq, neni 4 i ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, për deklarimin e pasurive, parashikon që personi i lidhur me zyrtarin në rastin konkret, Shkëlzen Berisha, duhet të deklarojë, përpos të tjerave, edhe aksionet dhe pjesët e kapitalit në zotërim gjatë vitit të deklarimit.                

Në vitin 2015, Shkëlzen Berisha deklaron vetëm të ardhura nga konsulenca 1 000 000 lekë, të ardhura nga punësimi (pa e specifikuar se çfarë pune), 759 789 lekë, të ardhura nga ndërmjetësimi ose siç njihet në zhargonin e përditshëm si sekser, 210 mijë euro, të ardhura nga qiraja 47 mijë euro si dhe shlyerjen e dy kredive për blerje apartamenti dhe makine.

Në vitin 2016, deklaron 961 966 lekë të ardhura nga punësimi (prapë pa specifikuar me kë ka punuar), 3 000 000 lekë të ardhura nga konsulenca juridike, 47 mijë euro të ardhura nga qiraja ndërsa ka mbyllur kredinë 252 mijë euro për blerje apartamenti. Për herë të parë, emri i kompanisë ‘Logal’, shfaqet në deklaratën e vitin 2016, ku Shkëlzeni thotë se i ka dhënë 250 mijë euro borxh. Shkëlzeni i ka marrë paratë në formë overdrafti në një bankë, duke ia dhënë hua kompanisë së vet. Pra, përveç kredisë së dyshimtë 1.8 milionë euro të marrë sipas tij në Intesa Sanpaolo Bank Albania, del edhe një borxh tjetër 250 mijë euro, duke e çuar totalin e borxhit mbi 2 milionë euro, pa llogaritur interesat e kredisë 1.8 milionë euro.

Këto tregues përkeqësojnë performancën financiare të kompanisë së Shkëlzenit për të marrë kredi miliona euro. Në vitin ku ka marrë kredinë 1.8 milionë euro për të blerë pronat pranë Gërdecit, në pasqyrat financiare të kompanisë ‘Logal’ rezulton se blerë pajisje dhe impiante me vlerë mbi 1.9 milionë euro. Mbetet mister burimi i 1.9 milionë erove për blerjen e pajisjeve, në kushtet kur Shkëlzeni deklaron në këtë dokument se me paratë e kredisë 1.8 milionë euro, ka blerë pronat.

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berishës viti 2015

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berishës viti 2015
Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berishës viti 2015

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berishës viti 2015

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berishës viti 2016

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berishës viti 2016

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berishës viti 2016

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berishës viti 2016

Kontrata që konfirmon blerjen e pronave nga kompania e Shkëlzen Berishës 

Dokumeni i Shkëlzen Berishës për marrjen e kredisë 1.8 milionë euro
 

( Kliko këtu për të lexuar ekstraktin historik të kompanisë së Shkëlzen Berishës, viti i themelimit 2015 )

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 26/07/2020 15:42

    A ka b.... njeri ne shqiperi ta hetoj kete maskra?

    Përgjigju
  • Adi: 26/07/2020 11:39

    Nuk do kemi kurre drejtesi ne kete vend.

    Përgjigju
  • Erisi: 26/07/2020 11:25

    Po mos u lodhni kot o njerez se asnje qime floku nuk u preket as poltikurvave e as kylysheve te tyre.Ato kan ven ne kurriz tonin aq miliarda sa te mbash Shqiperine me buk per vite.Nuk ka drejtesi as shtet qe kapet me to se gjith poltika esht e lidhur,shajn diten e han dark bashk.E ky popull turme vazhdon tu shkoj nga pas.Ka 20 vite qe nuk votoj e derisa te kem jet asnje politikani nyk do ja jap voten time.Tani po afrojn zgjedhjet,ikni mbushni sheshet e degjoni rrenat qe do ju tregojn.

    Përgjigju
  • Pol: 26/07/2020 10:57

    Rroft saliu. Millosheviçi Shqiptar!kadapani njerezimit

    Përgjigju
    • Jam nga vicidoli: 26/07/2020 12:57

      Rroft zeni o popull leshi marrre nga ditet e juaja o popull kerme qe dini te ankoheni vetem me mesazhe

    • Qenke i prapambetur: 26/07/2020 11:59

      po ti cfare interesi ke qe e mbron me kaq flake kete,qenke per tu ardhur keq.E cfare gjenerate ka njerezimi

  • ekonomisti: 26/07/2020 10:49

    Akoma ka ngelur gazetari serioze. Ju lumte! Ky eshte skandal i Berishajve por edhe i institucioneve financiare qe ne kete rast jane sjelle me keq se Sudja

    Përgjigju
  • sapa: 26/07/2020 08:52

    Asnje shans nuk ekziston per ta ndyshuar kete shoqeri pervec se Revolucjon ku te gjithe aktoret kryesore te varen neper pemet e Tiranes por kjo gje nuk realizohet kurre ne kete vend!E vetmja rruge:braktisni kete vend kriminelesh se ne kete menyre jepni kontributin tuaj modest qe klika kriminale qe ka pushtuar shoqerine shqiptare te pakten nga ana financjare te dobesohet.E vetmja mundesi qe i ka mbetur pjeses se ndershme shqiptare.

    Përgjigju
  • Zani: 26/07/2020 08:22

    Respekte pafund për Gazetarin TRIM dhe KURAJOZ ADRIATIK DOÇI ! NEVERI dhe URREJTJE për HAJDUTÈT , TÈ KORRUPTUARIT , VRASÈSIT dhe NARCO-TRAFIKANTÈT !! NEVERI dhe URREJTJE edhe pèr SPAK PUTANÈN dhe Arben Krajén e INKRIMINUAR deri nè PALCÈ , por qè do PÈRFUNDOJÈ nê BURG SHUMÉ SHUMÈ SHPEJT , dhe do bèhet SHEMBULL për DOBIÇAT dhe PIDHMOTRAT e tjerè qé PUNOJNÈ si PROKURORÈ tè SPAK SHKÈRDHATÈS , dhe NUK béjnë PUNÉN e tyre , por ju ZHVASIN SHQIPTARÉVE PAGA té MAJME prej SHEIKU , nga 6 MIJÉ €URO né MUAJ !!!! ⚖⚖⚖⚖⚖ VDEKJE VDEKJE HAJDUTÉVE tè SPAK !! SPAK = PADREJTËSI !!! SPAK = CORRUPTION

    Përgjigju
    • BudallAi i fshatit: 26/07/2020 14:42

      Faik budallai mbete duke bere komente me emra te ndryshem hahahahaha po thuaje shqip o gomar qe Arben Kraja eshte ortak dhe miku j Tan Lepurit. Pyete ku e ka shtepine plehra. Tek pallati i tan lepurit. O Faik fshatari.

  • Fredi PIDHROBI nga Kombinati: 26/07/2020 07:55

    Té ARESTOHET Katica Janeva i SPAK né SHQIPÈRI !! KATICA JANEVA i SPAK qè NUK po bén punèn e tij , èshtè Arben Kraja KRYEMAFIOZI , dhe KRYEHAJDUTI qè u ZGJODH si DREJTOR i SPAK , por qè nè tè VÈRTETÈ èshtè KOKA E KRIMIT tè ORGANIZUAR , KORRUPSIONIT SHTETÈROR , I LIDHUR ME MAFIEN E NDÈRTIMIT , I LIDHUR me BANDAT KRIMINALE dhe NARCO-TRAFIKANTÈT e KOKAINÈS dhe HEROINÈS !!!! Arben Kraja qè merret me HAJDUTET e ENERGJISÈ ELEKTRIKE , HAJDUTET e XHEPAVE dhe HAJDUTET e SUPERMARKETEVE , qè NUK kanè BUKÈ nè SHTÈPI pèr FÉMIJÈT !!! Kurse pèr MEGA KORRUPSIONIN dhe KREYHAJDUTÈT me KOLLARE Arben HAJDUT Kraja , LUAN ROLIN e QORRIT dhe tè SHURDHIT !!! USA , DASH , dhe FBI , ti bèj LETRAT dhe DOSJEN e ZEZÈ sa me parè KRIMINELIT Arben Kraja qe èshtè nè KRYE té SPAK KURVÈS , dhe ta DEGDISIN kèté FUNDÈRRINÈ tè KORRUPTUAR né BURGUN e SIGURISÈ sé LARTÉ té GUANTANAMOS ⚖⚖

    Përgjigju
  • Llumi: 26/07/2020 01:34

    Ne 10 mije notere qe ka shqiperia Shelzeni i Saliut gjen vajzen e Gramoz Rucit per te bere kete kontrate milionshe. E kuptoni o njerez qe keta jane te gjithe bashke te lidhur si nyje gordiane? Mos thoni rastesi se eshte turp dhe Ritvana ka te drejte te ushtroje e lire profesionin e saj, por a ju duket cudi? Prinderit gjoja urrehen per vdekje dhe Saliu e ka perndjekur deri edhe per ta vrare Gramozin. Apo tani qe po ju ofron vdekja vendosin ne paqe femijet per te gezuar milionat e vjedhura. Cudi si paska " shpetuar" gazetarit nje detaj i tille " i parendesishem"

    Përgjigju
  • Spaku: 26/07/2020 00:47

    Mos i flisni ne dore SPAKUT se po merret me ceshtjen madhore "a ka falsifikuar Luan Daci formularin". Ja te merret nja dy vjet me kete

    Përgjigju
    • YYY: 26/07/2020 09:52

      Hahaha, koment fantastik!

  • Ekonomisti: 26/07/2020 00:24

    Marredheniet mes privateve,bankes dhe kompanise ne fjale nuk perbejne objekt hetimi ne asnje vend te botes. Dhe nuk ka asnje shkelje. Per sa i perket deklarimit te pasurise si individ eshte ne rregull cdo gje . Sa per informacion komapanite private nuk bejne pjese te deklarimi individual pasi merren tatimet me ate pjese. Haludime te tjera mund te bejme ne ajer jemi te lire se dhe qellojme por te bejme si eksperta me copa letrash qe nuk dime ti interpretojme ,quhet injorance SHOKU Gazetar

    Përgjigju
  • ymeri: 25/07/2020 23:55

    ARRESTOJENI QENIN...

    Përgjigju
  • Gradishta: 25/07/2020 21:16

    Ç'far pret o spak lavatriçja berisha filloj të pastrojë milionat e gjakut të 26 të vrarve në gërdec. Krimineli u kthye në vëndin e krimit dhe ju bën karshillëk të ndjerve familjeve të tyre dhe gjith komunitetit të asaj zone .

    Përgjigju
  • Tiku: 25/07/2020 21:07

    Opaaa. OFL. Dergoni letren. Shpejt. Pse ja vononi....

    Përgjigju
  • Populli: 25/07/2020 21:00

    Keto palaco duan te marrin prape pushtetin! Burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump