Thellohet skandali financiar i Shkëlzen Berishës: Skema si mori 1.8 milion euro nën hundën e Shtetit me kompaninë me vetëm një punonjës  

Thellohet dhe merr një tjetër rrjedhë skandali financiar me protagonist Shkëlzen Berishën, i cili deklaron se ka marrë një kredi 1.8 milionë euro për të blerë disa prona pranë Gërdecit, duke i lënë si garanci bankës pikërisht këto prona, vlera e të cilave është dukshëm shumë më e ulët se sa principali, pra se vlera totale që Shkëlzeni i ka borxh bankës. Dokumentet e reja të siguruara nga Report Tv ngrenë dyshime të forta mbi këtë afere. Kompania 'Logal’ sh.p.k me pronar Shkëlzen Berishën është e regjistruar në vitin 2015 dhe zyrtarisht zhvillon si aktivitet ''menaxhimin e hapësirave për zhvillim biznesi dhe procesesh përpunuese të produkteve ushqimore, frutave etj”.

Në datën 24 dhjetor 2018 Shkëlzen Berisha si ortaku i vetëm merr vendimin të firmosë një kredi me Banka Intesa Sanpaolo për një vlerë prej 1.8 miliona euro për të financuar një kontratë shit-blerje të mbyllur në datën 19 dhjetor 2018, pra 6 ditë përpara. Por si e ka paguar kontratën nëse ende nuk kishte marrë kredi?

Por ky nuk është misteri i vetëm. Më të njëjtin vendim Shkëlzen Berisha vendos t’i ofrojë bankës si koletarel për financimin e 1.8 milionë euro një listë pronash ''të përfituar me fonde të kësaj kredie''. Behet fjalë për 3 parcela arë për një total prej 6.183 metra katrorë dhe 3 parcela te tjera truall prej 14.220 metra katrore nga të cilat 5.066.5 metra katrorë godinat, të gjitha pozicionuar në zonën kadastrale 2605 të fshatit Marqinet të Vorës, ngjitur me zonën e Gërdecit, kur në vitin 2008 shpërtheu bashkë me një fabrikë demontimi fishekësh ushtarake, duke shënuar skandalin politik më i madh që kishte prekur deri atëherë familjen Berisha.

Në zonën e Marqinetit vlera e tokës varion nga 20 deri 30 euro metri katror maksimumi, ndërsa për sa i përket godinave varet nga vjetërsia, por në çdo rast vlera totale e pronave duket disa herë me e vogël se sa totali i financimit të kërkuar. Si ka mundësi që banka mund të ketë financuar 1.8 milion euro me një kolateral që normalisht duhet të vlejë minimumi 120 % totali i principalit, ndërkohë në këtë rast vlen disa herë më pak?

Në dokumentin financiar të kompanisë ''Logal'' për vitin 2018, vit që përkon edhe blerje edhe marrjen e kredisë, nuk rezulton të deklaruara pronat e paluajtshme që Shkëlzeni pretendon se i posedon dhe se i ka lënë si kolateral për të marrë kredinë. Por në bilanc rezulton një kredi prej 232 milionë lekë (të reja) dhe blerje të impiantesh dhe makineri për një vlerë 241 milionë lekë të reja. Por, nëse kontrata blerje ishte për toka arë, truall dhe godinat, pse në bilanc dalin impiantet dhe makineri?

Por çudia vazhdon. Nga verifikimi i pasqyrave financiare kompania e Shkëlzen Berishës 'Logal’ sh.p.k nuk është e besueshme për të bindur bankat për t’i dhënë kredi të tilla në shuma të tilla. Në fakt ka pasaktësi të rënda sa i takon vlerës së fluksit të parave të kompanisë. Konkretisht, pasqyra e fluksit të mjeteve monetare për vitin 2017, që është një tregues besueshmërie për bankat, ka pasaktësi dhe mospërputhje. Gjendja në bankë e kompanisë sipas bilancit te 2017 ishte 508 750 lekë, ndërkohë fluksi i mjeteve monetare i deklaruar në 2018 është vetëm 2.070.494 lekë, pra më pak se 20.000 euro. Si mund ta këtë besuar banka dhe lëshuar një kredi 1.8 milionë euro?

Por ka edhe një mister të fundit. Kompania ''Logal'' e Shkëlzen Berishës ka deklaruar për vitin 2018 rreth 32 milionë lekë (të reja) të ardhura, ndërkohë që kosto e personeli është vetëm 9.798 lekë: praktikisht del një kompani pa staf, dhe njeriu i vetëm i punësuar ka një rrogë 500 lekë në muaj, jashtë çdo parashikimi ligjor.

Si ka mundësi që djali i ish-kryeministrit që akuzon çdo ditë gjithë shqiptaret për vjedhje, evazion tatimor, korrupsion, rezulton të jetë përfshirë në një skandal financiar me këto përmasa, dhe asnjë institucionin shtetëror nuk ka reaguar? Apo është akoma në fuqi parimi që ligji vlen për të gjithë, përveç familjes Berisha?!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 25/07/2020 20:18

    Çfar ka ktu per lajm? Banka eshte entitet privat. Nqs do ti jap kredi dikujt modalitetet jane problem i bankes. Nqs ka ren dakort banka vet cili eshte problemi.

    Përgjigju
  • boronica prej tropoje: 25/07/2020 17:47

    Ka zera andej ketej se ndertimi i kesaj uzine te perpunimit dhe demontimit me fal te konfeksionimit te boronicave behet me qellim punesimin e zones se gerdec-marqinetit, ne fakt keto jane lajme te pa verteta se uzina e demontimit te boronicave eshte komplet automatike dhe e mekanizuar aq sa sipas programit te prodhimit do jete e kompjuterizuar ne te cilen do punojne vetem president xeni dhe nje informaticien kompjuterik.

    Përgjigju
  • Emigranti: 25/07/2020 17:29

    Akoma gjalle eshte ky,,nuk i kane futur nje plumb ketij dhe babait te tij,,ata qe u vrane ne bulevard ne 2011...

    Përgjigju
  • Nina: 25/07/2020 15:35

    Pse beni shkrime pa fund dhe nuk denonconi ne SPAK?

    Përgjigju
  • ERP: 25/07/2020 13:52

    Duhet te ngrihemi e t’i marrim para keta qelbesira. Ky vemja s’ka prekur pune me dore ne jeten e vet e befas na del super miliarder! Duhet revolucion

    Përgjigju
  • Genti N: 25/07/2020 13:23

    30 vite i njëjti mut! Iku komunizmi 3 dekada më parë, e na la jetim, Erdhi demokracia e uruar dhe liria, porsi shpëtim. Nga një parti nënë e gjithë të këqijave, e një diktator baba, na dolën plot partiçka dhe autokratë, që na bëjnë për budalla. Një orgji mashtruesish që ia fusin njëri tjetrit, si e vetmja mënyrë për përparim, e drejta dhe e vërteta një zile për të ndershmin, që urren gënjeshtrën dhe partinë. Më parë të gjithë kishin një shtëpi, ishin në punë e në zanat, tani ëndrra e madhe është call centeri, ose emigrimi po pate fat. Atëherë të gjithë visheshin seriozë dhe thjesht, e ishin të varfër njësoj, sot pordhët e mëdha i grisin brekët e veta, e pispillosen si qejfi t'iu dojë. Në fakt menduam se ishim në demokraci, por realisht është kapitalizëm i egër, një sistem shkërdhatokracie hajdutësh, që grabisin e s'bëjnë gjë tjetër. Në fillim na premtonin ujë e drita 24 orë, se ishim si më Afrikë, tani sahanlëpirje,nepotizëm,militantizëm, po s'të pëlqeu pirdhu ik. Bëjmë pseudo reforma për interesin e tyre, për benefitet e pushtetit, as që duan t'ia dinë për të papunët, meritokracinë, as për hallet e qytetit. Pseudo elita e qelbësirave pasurohet vazhdimisht, e fryhet në pangopësi, ndërkohë popullin poshtërrojnë,sorrollssin e tallin, dhe e zhysin në varfëri. Kanë 30 vite që gënjejnë me të njëjtin avaz, e bëjmë të njëjtën lojë, kapni hajdutin dhe hiqeni se radhën e kam unë, hidh naltë njëri e tjetri me bojë. Një hap përpara e dy mbrapa, ky është përparimi, ose në vend numëro, si do shpëtojmë nga kjo politikë hajnash dhe plehrash që popullin nuk e do? Të jetë vallë shpëtimi ynë 'rilindja' e diktatorit, dhe kthimi në diktaturë? Pra, t'i japim votën piktorit hajdut të droguar, apo t'i fusim 'një shurrë'? Ja i futëm 'një shurrë' rilindjes si mut që është, po kujt t'ia japim votën? Këta si majtas,djathtas apo në qëndër një kakë janë, duam vetëm të na fusin rrotën!

    Përgjigju
  • Ceni: 25/07/2020 11:18

    Ku èshtè SPAK PUTANA me né KRYE , KRYEKURVÈN Arben Kraja ????!!! Apo po PÈRGJOJNÈ ndonjè HAJDUT XHEPASH dhe ndonjè ORDINER té RÉNDOMTÈ ????!!!!! NÉ BURG Arben KURVÈ Kraja i KRIMIT tè ORGANIZUAR !!! Arben Kraja i lidhur KOKE E KÈMBÈ me MAFIEN e Politikès PUTANE 30 Vjeçare !!! Nè BURG Arben Kraja qè PAGUHET 5 MIJÈ €URO , pèr MOS tè bèré ASGJÈ !!! USA , DASH dhe FBI tè ARRESTOJNÉ BANDITIN dhe KRYEMAFIOZIN e NEVERITUR Arben Kraja SOT , JO NESÈR .

    Përgjigju
  • nuriu: 25/07/2020 10:36

    Bla bla bla....ku eshte drejtesia,ku eshte policia perse nuk arrestohet kjo familje kriminale.....

    Përgjigju
  • sapa: 25/07/2020 09:59

    Asgje nuk i ndodh,kush do i beje gje?PS qe ka 7 vjet ne pushtet dhe grin sallate?kush?cfare mund te ndodhe ne nje anije piratesh?a mund te denojne veten piratet per pirateri?

    Përgjigju
  • Euro: 25/07/2020 08:57

    Keshtu e duan shqiptarit pakesoi buken e shtoi drurin..te duan edhe me shum.!

    Përgjigju
    • A. N.: 25/07/2020 15:30

      Pas kesaj populli ja nisi valles.

  • Bilanci i falcifikuar: 25/07/2020 08:51

    Sic shihet, pasqyrat financiare jane bere shpejt e shpejt me anekse te pa rakorduar me bilancin konabel. Me e tmerëshme eshte se eshte dorezuar edhe ne tatime dhe QKB dhe nuk merr mundimin ta shohi isnepktori qe e mbulon kete nipt. Nga qe jane te paapafte tatimoret i bien shkurt dhe e certifikojne per bilanc te sakte. Banka ka dhene kredi se ka garanci te madhe per kthimin e saj se e di ku fshihet çakalli

    Përgjigju
  • TaFikLlampen: 25/07/2020 08:48

    Po mire mo vlla cju duhet ju se sa leke kredi i jep banka ketij?? Eshte nje mardhenie midis privatesh pse ngaterroheni dhe me kte pune??

    Përgjigju
    • Ta shuj llampën: 25/07/2020 13:50

      Eshte çështje kontrolli bilancesh nga tatimet, nqs e ke sado pak idene nga financat....

  • Free: 25/07/2020 08:47

    Skandali i vetem ktu eshte qe ky informacion nuk eshte sekret dhe shteti mafioz lejon te demtohet ne kte menyre.

    Përgjigju
  • Vlora: 25/07/2020 08:27

    E kam per te gjithe ata qe punojne ne RISK qe per ndonje kredi konsumatore 500.000 leke jua kthejne aplikimin 100 here njerezve. Se nuk i del kjo nuk del ajo. Jo po ka 3 femije dhe nuk i del aftesi paguese e pordhe te tjera. Kurse kur vete Hijena ulin bishtin e stergjatur dhe shtrengojne stilolapsin per te shkruar nje OK te shoqeruar me OKI Task. Njerez koti, rrine ne pozicionet e punes pa piken e pergjegjshmerise, pa menduar mire: Ore ca po firmos une? Po shpresoj ta marrin seriozisht njehere e mire prokuroret dhe tu vihen pas ketyre Aprovuesve kredish farse...

    Përgjigju
  • ymeri: 25/07/2020 00:36

    CFARE BEN SPAKU PSE NUK E ARRESTON KETE HAJDUT,,,TE ARRESTOJE DHE SALIUN DHE LUL BASHEN PER VJEDHJET E RRUGES DURRES-KUKES,,DHE VRASJET DHE VJEDHJET NE GERDEC....

    Përgjigju
  • Vicifoli: 24/07/2020 22:49

    Rrnofte Flamur Noka i duhur per Shqipnin te cohemi te shporrim Edvin Mafine

    Përgjigju
    • Fatosi-kosove: 01/08/2020 14:51

      O viç-ifoli, ai qe uron fllamur noken nuk dallon nga fazlliq shkau e dule greku, eshte ndonje nga kopeja e SHQUP, nje gje dihet se po tkishte ndodhur kjo "kredi" ne zvicerr apo diku ne Europe pa punuar asnje dite te vetme, te siguroi i nderuar se sdo ta kishte pare kurre diellin ji vetem sypeshku por as baba itij e as pjella e tij neser.

  • haja: 24/07/2020 22:48

    jo prona te vesh ti po ve ca te duash ti pede je

    Përgjigju
  • Llapa: 24/07/2020 22:19

    Te Banka e Shqiperise strehohen suoermafiozet e Berishes. Aty e kemi te keqen

    Përgjigju
  • Ore: 24/07/2020 20:46

    Po mire mo , pse nuk pyesin banken qe ja dha. Ca lidhje ka ky muhabet. Jo aq po kaq. Muhabete tymnaje

    Përgjigju
  • Hahahahaha: 24/07/2020 20:03

    Sa gjynah qe jane shqiptaret tallen me fa hahahahaha, kujtojne te shkretet se Rama nuk ka dore kur marin evro Luli Meta dhe Zeni babit.Akoma se keni kuptuar qe PS PD LSI jane e njejta bande

    Përgjigju
  • populli: 24/07/2020 19:33

    ja dhe kerrici Sales, kujton se ka per ta pas te gjate

    Përgjigju
  • Intesa: 24/07/2020 19:16

    Po pse nuk shkoni te pyesni banken ore gazetar? Cpune ka shteti ketu se kuptoj...!!!

    Përgjigju
  • Shaban: 24/07/2020 18:53

    dhe Banka e Shqiperise hesht. Mesa duket pret te falimentoje banka qe depozituesit te humbasin kursimet.

    Përgjigju
    • Spo ka rendesi: 24/07/2020 19:30

      Se mos eshte ndonje lajm i ri ky per ne shqiptaret Ky eshte ushqimi i mengjesit i drekes e i darkes. Aty ku ti djeg shpirti me shume eja coft zoti.

    • te papriturat: 24/07/2020 19:05

      Nuk eshte shtu sic mendon ati, ky shkrim na len te kuptojme se dicka ka filluar te levize drejt cuarjes para drejtesishe te ketij "Arsen Lupenit" kryehajduti me i madh i shullit 21 ne Shqiperi. Pac doren e mbare ky artikull.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty