Që pas publikimit të lidhjes së tyre për mediat, tashmë Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani nuk fshihen më.

Ata janë fotografuar së bashku kur kanë mbërritur  në Ballon Presidenciale që u zhvillua në kryeqytet.



Armina shihet tepër elegante mbi tapetin e kuq e veshur me fustan të zi, i cili duket të jetë mjaft i kushtueshëm në vlera që mund t'i arrijnë 3000 euro apo edhe më shumë. 

Nuk është hera e parë që Mevlani shfaqet në evente të tilla me veshje tepër luksoze.

Ndërsa, Shkëlzeni shihet me kostum elegant në ngjyrë të zezë.




Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

3/2