Shkëlzeni konfirmon ndarjen nga Sadija,
jo më i martuar në "Fb"

Shkëlzeni konfirmon ndarjen nga Sadija,<br />jo më i martuar në
Tashmë është bërë zyrtare ndarja e djalit të Kryeministrit,  Shkëlzenit, nga bashkëshortja e tij Sadije Berisha.

Madje këtë fakt as dy protagonistët kryesorë nuk e mohojnë më.

Teksa Sadija ka zgjedhur të pushojë vetëm me fëmijët në Dhërmi, për Shkëlzenin pushimet duket se nuk kanë nisur ende.

Megjithatë ai ka zgjedhur të bëjë një ndryshim.



Në faqen e tij në Facebook, ai e ka fshirë statusin personal si i martuar deri para pak ditësh dhe e ka lënë atë bosh duke mos shtuar asgjë tjetër.

Ndërkohë Shkëlzen Berisha përflitet se është në një lidhje gati një vjeçare me bukuroshen Armina Mevlani, por deri më tani nuk kemi parë asnjë shfaqje publike të tyre.  



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”


Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

9/2
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën

Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën