Shkëlzeni kundër PD: Dëshmitari
Romeo Kara nuk është i çmendu
Partia Demokratike ka dy qëndrime sa i takon shëndetit mendor të dëshmitarit Romeo Karajt, i cili me dëshminë e tij zbërtheu prapaskenat e privatizimit korruptiv të OSSH, ku qytetarët shqiptarë kanë humbur rreth 500 milionë euro.
Partia Demokratike ka dy qëndrime sa i takon shëndetit mendor të dëshmitarit Romeo Karajt, i cili me dëshminë e tij zbërtheu prapaskenat e privatizimit korruptiv të OSSH, ku qytetarët shqiptarë kanë humbur rreth 500 milionë euro.
Anëtarja e djathtë në komisionin hetimor për CEZ, Liljana Elmazi, ka deklaruar se Romeo Karaj nuk është person i besueshëm pasi sipas Karaj ka tentuar të vrasë dy herë veten dhe se vuan nga çrregullime mendore.
Por, ndryshe pretendon Shkëlzen Berisha, në padinë e tij kundër Romeo Karajt. Në një postim në rrjetin social Facebook, Kara ka zbardhur detaje nga padia e Shkëlzen Berishës, i cili ndër të tjera thotë se dëshmitari mbart të gjithë kapacitetin intelektual e profesional për të kuptuar peshën e deklarimeve të tij faktike.
“Çfarë më bëri përshtypje në padinë mjerane ishte shprehja: "I akuzuari mbart të gjithë kapacitetin intelektual e profesional për të kuptuar peshën e deklarimeve të tij faktike...". Harruan çfarë thanë me gojën e deputetes 4XL se unë jam një i çmendur me paranoja etj. Kështu është kur i bën paditë me copy pase duke marrë fraza të gatshme nga vendimet unifikuese. Përfundimisht pinjolli mund të jetë i denjë për të atin, por jo për emrin e juristit. Dhe të mendosh që ky "superjurist" është paguar qindra mijëra euro në një ditë me këtë nivel rapazhdrapa”, shkruan Kara.
Juristi i OSHEE, Romeo Kara pohon gjithashtu se Shkëlzen Berisha pretendon se akuzat e tij do të ndikojnë në betejën e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit. “Berisha i vogël, në kundërshtim me deputeten 4XL në padinë politike të tij ndaj meje.
Në seancën e sotme gjyqësore u njoha me padinë e famshme të mburrur aq shumë në rrjetet sociale dhe në media nga pinjolli. Pinjolli paditës nuk kishte harruar të theksonte se:
"Ai është djali i ish kryeministrit Berisha...një zë i pazëvendësueshëm i opozitës së sotme shqiptare. Duke shpifur ndaj tij...natyrisht cenohet edhe figura e ish kryeministrit, në dem kjo edhe të opozitës së sotme parlamentare që po përgatitet të shkojë në zgjedhjet e ardhshme".Pinjolli edhe në padi nuk e shmang dot vlerësimin si i pazëvendësueshëm për të atin duke treguar qartë mendësinë regrese të qenies së tij. Megjithatë ai e pranon qartë se është Saliu dhe jo Luli i pazëvendësueshëm.
Pinjolli e pranon se dëshmia ime do ta çojë në rrokopujë Saliun edhe gjithë stanin e tij. E tregon këtë merak edhe në padi. Pinjolli po me akuzon për humbjen e paralajmëruar të PD-së”, thotë Kara.
Dje nisi gjykimi i çështjes ndërmjet Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit dhe juristit të OSSHE, Romeo Kara, i paditur për deklaratat e fundit të bëra gjatë një interviste në Report Tv. Shkëlzen Berisha paditi Kara për shpifje, ndërsa seanca e djeshme parashikonte hapin e pajtimit, gjë që nuk ndodhi. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 20 Mars.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.3%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
33.6%
Vota total: 847
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHËNIM/ Berisha 3 strategjitë dhe sidomos ajo e ''Sindromës së Stokholmit'' në përpjekje për të ndikuar në drejtësi
17 Dhjetor, 13:21
-
Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës
10 Dhjetor, 18:11
-
Gërdeci/ Rrëfimi tronditës i Packouz për median amerikane: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve, si ‘hoqëm qafe' Trebickën nga biznesi! Vdekja e tij e dyshimtë! (VIDEO)
9 Dhjetor, 21:03
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor, 19:53
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor, 19:22
-
SHËNIM/ Mbrojtja e Sali Berishës për Ilir Metën, një bumerang politik: po pse e shfajëson edhe nga akuzat e korrupsionit që ka bërë kur qeveriste me PS-në?
23 Tetor, 14:43
-
EKSKLUZIVE/ Çifti Meta-Kryemadhi morën miliona, por kompania e Adrian Shatkut pagoi edhe familjen Berisha! Si u përdor i gjithë pushteti, Kryemadhi ortake në biznes
23 Tetor, 14:27
-
U përjashtua nga protesta e partisë së tij, Berisha: Greva e ngujime! Argita mungoi, Malltezi asnjë reagim në rrjete! Në terren vetëm Shkëlzeni
8 Tetor, 17:35
-
VIDEO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor, 19:38
-
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
2 Tetor, 13:41
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator, 15:01