Shkëlzeni: Sqarim i shkurtër për
Bollinon. I përgjigjet gazetari

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas shkrimit të gazetarit Carlo Bollino me titullin: "Shkëlzeni kërkon burg për 5 gazetarë të Shqiptarja.com".
Shkëlzeni insiston se ka kërkuar vënien në dispozicion të burimit të dokumentit që tregonte se ai nuk kishte paguar taksat për katër vite. Ndërkohë, gazetari Carlo Bollino i është përgjigjur sërish duke i kujtuar se dokumenti i është vënë në dispozicion avokatit të tij që në datën 27 mars. 




Shkëlzen Berisha: Një sqarim i shkurter për Carlo Bollinon
Zoti Bolino ndonese nuk e kuptoj reagimin tuaj per padine time ndaj Shqiptarja.com, pasi ju nuk figuroni askund as si kryeredaktor, as si drejtor dhe as si pronar i kesaj gazete/portali po perpiqem t'ju kthej nje pergjigje te shkurter sqaruese per shqetesimin tuaj ndaj "kolegeve".

Në datë 18 shkurt 2017, në gazetën e përditshme Shqiptarja.com (si dhe në portalin përkatës online), në faqen 4 është botuar shkrimi “S’pagoi taksa për katër vite, Shkëlzen Berisha drejt procedimit penal. Djali i Sali Berishës me qindra mijëra euro, nuk pagoi asnjë taksë, mbylli biznesin kur babai iku nga pushteti”.

Permes nje korrespondence ligjore i kam kerkuar gazetes/portalit ne fjale te me vinte ne dispozicion dokumentin qe pretendon se ka marre nga i ngjashmi juaj Taulant Balla, e ku ka bazuar shpifjet sipas te cilave une nuk kam paguar asnje takse per vite me radhe pavaresisht te ardhurave.

Kerkesen ndaj jush e kam drejtuar me prezumimin se ju dhe koleget tuaj nuk jeni burimi i shpifjes dhe me deshiren per te vazhduar procesin ligjor jo ndaj gazetareve, por ndaj burimit te dokumentit ne fjale. Ne kerkesen time per te administruar kete shkrese ju kam paralajmeruar se nese nuk dorezoni dokumentin do detyrohem t'ju konsideroj si burim i shpifjes.

Per t'ju bindur per sa me lart po ju njoftoj se te njejten kerkese e kam depozituar edhe ndaj Komisionit te drejtuar nga i denuari per shpifje por nuk kam marre asnje pergjigje.

Ju dhe koleget tuaj njelloj si Balla, zgjodhet te injoroni kerkesen time, por nuk do te mund te injoroni detyrimin ligjor per ta sjelle kete dokument para gjykates. Nese ju sillni nje shkrese zyrtare nga tatimet ku thuhet se une nuk kam paguar taksat, atehere edhe pse serisht e pavertete une do ta terhiqja padine ndaj kolegeve tuaj dhe do ta drejtoja ate ndaj Drejtorise se Tatimeve.

Ne te kundert nese ju nuk dispononi asnje dokument te tille, njeriu qe abuzon, shkel, neperkemb dhe ekspozon ndaj ligjit gazetaret jo si koleg por si "kumbar" jeni ju dhe jo une.

Ne nje rast te tille ju sugjeroj te vini vete para gjykates dhe te merrni pergjegjesine qe ju takon per nje shpifje qe nuk e kane fabrikuar gazetaret por interesat tuaja.

Nese nuk keni genjyer dhe shpifur, nuk keni asnje aresye te shqetesoheni per kete proces sepse nuk do ju duhet te beni asgje me shume se sa te provoni fjalet tuaja per aq vlere e peshe sa ato kane.

Se fundmi ne morine e shpifjeve qe keni hedhur ndaj meje nder vite (e per te cilat nuk ju kam paditur kurre per aq kohe sa PD ka qene ne pushtet) gjeja qe me habit me shume eshte se i justifikoni ato me aktivitetin politik te babait tim si dhe me "shpifje" te supozuara qe ai ka "hedhur" ndaj te tjereve.
Me vjen keq por nese kjo ju duket aresye apo justifikim atehere mentaliteti juaj me shume se me te gazetarit ngjason me te mafiozit dhe ne nje rast te tille sigurisht qe keni aresye te shqetesoheni per cdo proces ligjor.

P.S
Bashkangjitur gjeni dy shkresat qe i jane drejtuar komisionit dhe "kolegut" tuaj z Kondi ku i kerkohet venia ne dispozicion e dokumentit mbi te cilin eshte bazuar shpifja. 


xeni
xeni 1


Carlo Bollino: Një sqarim i shkurtër për Shkëlzen Berishën

Zoti Shkëlzen Berisha,

Ndryshe nga shumë media online që janë haptazi pranë jush (si psh Syri.net, i cili sot menjëherë publikoi reagimin tuaj kundër meje ne Facebook, pa publikuar asnjëherë analizën time për ju), Shqiptarja.comështë një shoqëri e regjistruar në mënyrë të rregullt në QKB, Drejtorinë e Tatimeve dhe atë të Sigurimeve Shoqërore dhe paguan taksa e sigurime shoqërore që nga dita e parë e themelimit të saj. Sikurse mund ta verifikoni lehtësisht, gruaja ime, Alba Malltezi, është një nga pronarët dhe kjo ju shpjegon, pa asnjë mister, arsyen e interesimit tim. Arsyeja e dytë e reagimit tim është se, ndryshe nga zëdhënësit tuaj, unë punoj si gazetar prej 35 vitesh dhe gjithnjë në karrierën time (e cila nuk ka filluar në Shqipëri) kam luftuar arrogancën e pushtetit dhe jam ndeshur me kërcënimet me censurë e arrestime ndaj kolegëve, nga cilado anë të vinin ato. Ju kërkoni arrestimin e pesë kolegëve të mi, gjë që nuk ndodhte qysh nga koha kur babai tuaj urdhëronte arrestimin e gazetarëve të “Koha Jonë” dhe kur unë dëbohesha nga vendi nga babai tuaj si “persona non grata”, dhe besoni se sot do të rrija në heshtje? 

Citova babain tuaj në analizën time, pasi keni qenë ju ai që e ka përmendur atë në padinë penale kunder 5 gazetare te Shqiptraja.com, duke përdorur pikërisht emrin dhe rolin e babait tuaj si një rrethanë rënduese për shpifjen e pretenduar. Kur të paraqiteni para trupit gjykues pa përdorur babain si mburojë, nuk do ta jem unë ai që do ta përmend.

E kuptoj sikletin tuaj tani, kur duhet të justifikoni kërkesën e arrestimit të pesë gazetarëve të Shqiptarja.com për “shpifje”, duke patur parasysh se përfaqësoni një parti, e cila e ka bërë si flamur të vetin (fals) lirinë e shtypit, ndërkohë që babai tuaj, prej të paktën 20 vitesh, e përdor shpifjen pa pikë turpi për të trembur gazetarët. Dhe e kuptoj sikletin tuaj kur akuzoni pesë gazetarët e Shqiptarja.com se “nuk i kanë provat për akuzat e tyre”, ndërkohë që babai juaj, jo vetëm që nuk ka sjellë ndonjëherë ndonjë provë të vetme për akuzat e tij kundër gazetarëve, por përdor si dëshmitar të shpifjeve të veta një anonim, të quajtur “qytetari dixhital”, të cilit i ve në gojë gjithshka që i duhet për të hedhur baltë dhe për të kërcënuar mijëra vetë.

Pavarësisht nga ky ‘background’ familjar, që duhej t’ju bënte më të kujdesshëm kur përdorni fjalën “e vërteta”, duhet t’ju them se gazetarët eShqiptarja.com nuk kanë gënjyer kurrë dhe as kanë prodhuar në mënyrë artificiale asnjë shpifje, as kundër jush. Kanë botuar vetëm një dokument, të administruar nga ana e Komisionit parlamentar Hetimor mbi skandalin e CEZ-it, që iu është vënë në dispozicion, pa patur nevojë të ngrinit asnjë padi. Por edhe për këtë ju gënjeni.

Në fakt, më datë 27 mars 2017, avokati tuaj Besnik Çerekja ka marrë me postë nga Shqiptarja.com kopjen e dokumentit-provë, sikurse e ka kërkuar, ndërkohë, megjithatë, padia kundër pesë gazetarëve tëShqiptarja.com u regjistrua në Gjykatë në prill 2017.

Përse e keni fshehur në përgjigjen tuaj sot këtë detaj themelor? Pse, pikërisht ashtu siç bën edhe babai tuaj, për të afirmuar arsyet tuaja, detyroheni të gënjeni? 

Në realitet, veprimi juaj ka qenë një veprim politik i paramenduar: keni nënshkruar një prokurë për avokatin për të ngritur padi me kërkesë për arrestim, më datë 26 janar 2017, shumë kohë para se të dilnin artikujt që vini në diskutim, të cilët u botuan më 17 dhe 18 shkurt. Pra, e kishit dhënë urdhërin për të na goditur, po prisnit vetëm rastin.

Duhet të jetë edhe kjo një mani familjare: edhe ju përdorni epitete ndaj njerëzve të ndryshëm pa treguar as respektin minimal, ose pa kuptuar aspak kuptimin e tyre të vërtetë. Kështu, e mbyllni letrën tuaj duke afirmuar se “mentaliteti juaj, më shumë se me të gazetarit, ngjason me të mafiozit”. Po bëhen pikërisht 20 vjet që edhe babai juaj më përkufizon si “mafioz”, si “të lidhur me Sacra Corona Unita-n” dhe të tjera shpifje të këtij lloji. Për këtë, tre muaj më parë, unë kam ngritur një padi për shpifje ndaj babait tuaj: kam hapur një proces civil dhe nuk kam kërkuar arrest, siç po bëni ju me pesë kolegët e mi. Dëshiroj thjesht që, pas 20 vjetësh, të jetë një gjykatë shqiptare ajo që të vendosë qe babai juaj gënjen. Por, në mënyrë kurioze, procesi vazhdon të hiqet zvarrë, sepse babai juaj bën çmos për të mos u paraqitur në gjyq dhe kërkon shtyrje pas shtyrjesh, për arsyen e thjeshtë se nuk ka asnjë provë që ta nxjerrë për të provuar akuzat e tij. Nuk është çudi fakti që ju i injoroni provat të cilat ua kemi vënë në dispozicion, ndërkohë që babai juaj nuk ka asnjë të vetme për të na i treguar? Kështu që pyes veten a mos vallë ju kërkoni arrestimin e kolegëve të mi pikërisht për t’u hakmarrë ndaj asaj padie kundër babait tuaj? Dhe, ndoshta, sjellja prej mafiozi të vertetë është pikërisht ajo juaja? 

PS – Bashkangjitur gjeni letrën dërguar avokatit tuaj, ku konfirmohet dërgimi i dokumentit të kërkuar, si dhe mandati i postës që konfirmon dërgimin e saj

reagimi
reagimi1


Padia ndaj “Shqiptarja.com” kopje e asaj ndaj Romeo Kara
Duket se tek zyra juridike e Shkëlzen Berishës i kanë të gatshme akt-paditë për të akuzuar për shpifje ata që shprehin publikisht fakte që djalit të ish-kryeministrit nuk i pëlqejnë.
 
Ndryshe nuk ka se si shpjegohet që padia e bërë ndaj 5 gazetarëve të Shqiptarja.com është “copy paste” me atë ndaj Romeo Kara, juristit të OSHEE që ka denoncuar Shkëlzen Berishën si të përfshirë në aferën korruptive të shitjes së CEZ.
 
“Siç edhe dihet botërisht – lexohet në padi - i dëmtuari akuzues është djali i ish Kryeministrit Z. SALI BERISHA, një figurë e rëndësishme për mbarë politikën e vendit në këto 25 vite dhe gjithashtu një zë i pazëvendësueshëm i opozitës së sotme shqiptare.
 
Duke shpifur botërisht ndaj djalit, natyrisht që cenohet edhe figura e ish Kryeministrit Berisha, në dëm kjo edhe të opozitës së sotme parlamentare, në një moment kohor që përkon me zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare”, kjo frazë dhe shumë të tjera janë identike në të dyja paditë.  

faksimile

Lart faksimile e aktpadisë së Shkëlzen Berishës ndaj 5 gazetarëve të Shqiptarja.com. Poshtë faksimile e aktpadisë së Shkëlzen Berishës ndaj Romeo Kara

faksimile

fussnote

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen