Reperi Getinjo dhe Vivien janë parë në krahët e njëri-tjetrit dhe së fundmi duket se kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë. Kudo në rrjetet sociale qarkullojnë pamjet ku Getinjo i afrohet Vivien e cila po lante enët. Megjithatë mbetet mister nëse vërtetë kanë shkëmbyer puthje në buzë apo jo.
Më herët me banorët Getinjo u shpreh se i pëlqejnë “vajzat e thjeshta”, teksa pranoi pëlqimin për Vivien. Edhe ditët e fundit janë filmuar duke qëndruar shumë pranë. Nga ana tjetër, Andi ka qenë duke i parë gjatë gjithë kohës nga dhoma e surprizave.
Në spektaklin e mbrëmjes së sotme, Vivien u shpreh sërish e prekur nga largimi i Andit, madje shtoi se “ka humbur njerëzit që i do në jetë.”
Ajo gjithashtu e krahasoi largimin e Andit me të babait të saj.
“Më erdhi shumë keq që iku Andi se doja që ta shijonte më shumë, jo për mua fiks. Pyeta vetëm nëse është mirë ai dhe familja e tij”- tha mes të tjerash Vivien.