
Ukraina ka njoftuar se 22 ushtarë të saj janë liruar nga rusët pas një shkëmbimi të ri të burgosurve mes dy palëve.
“Sot, 22 ushtarë të tjerë ukrainas u kthyen në shtëpi nga robëria”, tha kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak.
Yermak shtoi se në mesin e ushtarëve të liruar kishte oficerë, ushtarë dhe se disa prej tyre janë ende të plagosur.
Një video i tregon ata duke u kthyer, duke u mbështjellë me flamuj ukrainas. Moska nuk ka komentuar ende për lirimin e të burgosurve dhe nuk dihet se sa ushtarë rusë janë liruar në këmbim nga Kievi.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Erdogan do t'i propozojë Putinit një armëpushim të hershëm! Arrestohet informatorja ruse, po përgatiste sulmin ndaj Zelensky








