Komuniteti afgan në Shëngjin është integruar më së miri në vendin tonë, duke u bërë edhe pjesë e aktiviteteve sociale e kulturore. Këtë herë ishte "Shkëmbim Shijesh", që mblodhi bashkë në Lezhë, afganë e shqiptarë, të cilët përgatitën gatime tradicionale nga dy vendet.
Kultura dhe kuzhina afgane e ajo shqiptare u bënë bashkë në Lezhë. Shef Alfred Marku në bashkëpunim me kuzhinieret Afgan sollën një shkëmbim shijesh në një aktivitet që nisi me pjata tradicionale nga të dy vendet.
Pjesëmarrësit, shijuan gatimet e të dyja vendeve, ndërsa ishte një mundësi mjaft e mire edhe për të njohur njëri-tjetrin.
" Ne jemi prej 6 muajsh këtu, por ky event ishte vërtetë diçka ndryshe nga ajo qe kemi përjetuar deri me tani. Unë mendoj se do të jemi ambasadoret e vendit tuaj kudo që në te shkojmë për te treguar eksperiencën tone te mrekullueshme këtu. Mikpritja është diçka e përbashkët qe kemi te dy popujt”, thotë Alfred MARKU
“Ka qenë diçka që tejkaloi thjesht një mbrëmje ndryshe, pasi mënyra për tu vendosur bashkërisht, për të shkëmbyer eksperienca të ndryshme së bashku dhe duke provuar ushqime nga kuzhinieri lezhjanë Alfred Marku dhe grupi i kuzhinierëve afgane ishte vërtetë diçka që nxiti vetëm nota gëzimi përgjatë gjithë mbrëmjes", shprehet afgani Ahmad SHAKEB.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu përgëzoi ideatorët dhe realizuesit e kësaj mbrëmjeje të veçantë, e cila demonstron mikpritjen shqiptare.
Refugjatet Afgane të vendosur prej muajsh në Shëngjin, janë integruar mësëmiri me komunitetin vendas dhe po bëhen në pjesë e veprimtarive të ndryshme.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
9.6%
-
Shëndet
71.2%
-
Mirëqënia
19.1%
Vota total: 570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria i jep statusin e investitorit special biznesmenit kosovar, do ndërtojë hotel me 5 yje në Shëngjin! 70 mln euro investimi
31 Dhjetor 2024, 02:01
-
Kampi i emigrantëve në Gjadër/ Gjykata e Kasacionit i jep të drejtë Melonit: Vlerësimi i vendeve të sigurta i takon qeverisë italiane
30 Dhjetor 2024, 16:23
-
Lezhë/ Prefektura rikthen vendimin për faljen e tarifave vendore, Ndreu: Do kërkojmë hetim administrativ për këto veprime
30 Dhjetor 2024, 11:51
-
Murtaja e derrit, vijon tregtimi në Milot! Tregtarët sfidojnë autoritetet, qytetarët: Kemi frikë ta konsumojmë mishin
29 Dhjetor 2024, 10:53
-
Lezhë, nis viti jubilar i shpresës! Besimtarët marshojnë nga memoriali i Skënderbeut drejt katedrales së re të qytetit
29 Dhjetor 2024, 09:14
-
Sëmundja e murtajës së derrave, vatër e re në Ishull-Lezhë! Ndalohet shitja e mishit
28 Dhjetor 2024, 15:28
-
Mirditë, votohet buxheti me votat e PS dhe PD-së, Mëlyshi: Minimal për nevojat e bashkisë
28 Dhjetor 2024, 10:44
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash
27 Dhjetor 2024, 18:43
-
‘Puna e zezë’, shumë biznese në Lezhë nuk deklarojnë punëtorët, drejtori i Zyrës Punës: Duhet të ashpërsohet ligji
27 Dhjetor 2024, 17:15
-
Shfaqet sërish murtaja afrikane e derrave në Lezhë! Ministria e Bujqësisë: U konstatuan 15 derra të ngordhur
27 Dhjetor 2024, 17:08
-
Studim për nëntokën e Lezhës, Neritan Ceka: Së shpejti gërmime të reja arkeologjike
26 Dhjetor 2024, 16:45
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor 2024, 09:59