Trafikantët e klandestinëve qëlluan drejt efektivëve, Policia e Kosovës: U gjuajt nga 50 metra largësi! I vetmi që u arratis është  personi kyç i trafikut

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth trafikantëve të klandestinëve që qëlluan me armë drejt efektivëve nga 50-100 metra largësi. Për personin e shpallur në kërkim, thotë se është personi kyç dhe e njohin pasi ka qenë i arrestuar edhe më parë.

“Dje, rreth orës 11 kemi pranuar informacion se në drejtim të territorit të Kosovës janë 6-7 persona të armatosur.  Jemi udhëzuar që të organizojmë operacionin në terren. Në mesin e tyre ishte edhe personi kyç që është i njohur por s’mund të japim detaje.

Personat e dyshuar kanë parë në policinë dhe kanë gjuajtur në vijën kufitare, distanca 50-100 metra. Kanë pasur gjuajtje nga armë të ndryshme. Kanë qenë grup i organizuar. Personi i shpallur në kërkim ka qenë i proceduar më parë nga policia shqiptare dhe kosovare, si dhe ka qenë i arrestuar.

Personat që kanë qenë duke ardhur, në momentin e takimit vizual me policinë e Kosovës, janë kthyer nga policia shqiptare, ndaj të cilëve kanë gjuajtur. Në pamundësi për t’u futur në Kosovë e për t’u kthyer mbrapa kanë përdorur gjuajtjet për të shpëtuar. Në momentin e parë janë ndaluar 3 persona nga ana e policisë së Shqipërisë. 4 të tjerë ikën në pjesën e sipërme, në atë të vështirë malore, është krehur tereni në të dyja anët. Në pjesën e Shqipërisë kanë qenë të përfshira të gjitha njësitë. Më vonë nga policia shqiptare kemi marrë konfirmimin se janë arrestuar dhe 3 të tjerë. Ne nuk kemi gjuajtur. Vetëm ata kanë gjuajtur.  

Me fenomenin e trafikimit me emigrantë, gjatë viteve të fundit jemi ballafaquar me disa raste por jo të jetë gjuajtur ndaj nesh. Duke nisur nga viti i kaluar, përforcimi nga policia shqiptare dhe policia jonë kanë shkaktuar te kontrabanduesit një formë ngritje të rrezikshmërisë ndaj nesh. Kjo ka ndodhur vitin e kaluar por aty ishte diçka mes tyre, jo gjuajtje ndaj policisë. Është qëlluar ndaj nesh por fatmirësisht nuk ka të lënduar”, tha Latif Hoxha, shef i sektorit të operatores për mbikëqyrjen e kufirit Kosovë-Shqipëri.


Lajmi kryesor:

Trafikantë të huaj klandestinësh qëllojnë me armë efektivët shqiptarë në kufirin me Kosovën, s'ka të plagosur! Në pranga 5 sirianë dhe 1 algjerian, 1 në kërkim


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë