Sulmet kundër Iranit "do të vazhdojnë derisa unë të them mjaft". Në intervistën për Fox News, presidenti Donald Trump ka theksuar se "herët a vonë" Shtetet e Bashkuara do të godasin objektivat e sektorit energjetik.

"Energjinë do ta lë për në fund. Javën e ardhshme do të godasim termocentralet dhe urat. Do t'i shkatërrojmë të gjitha urat e tyre, përveçse nëse ulen në tryezën e negociatave.", theksoi Trump.

Ngushtica e Hormuzit është e hapur, por jo për Iranin, tha presidenti amerikan duke shtuar se ngushtica është e hapur për ata që duan ta kalojnë.

"Zyrtarët amerikanë folën sot me Iranin: i thanë Teheranit se do të ishte më mirë të arrinte një marrëveshje”, vijoi ai duke e përkufizuar si zgjidhjen “e vetme” për Iranin.

Por ndërkohë Garda Revolucionare Iraniane njoftoi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa të ndalen "aktet e agresionit amerikan". Pasdaranët kërcënuan gjithashtu se do të bllokojnë edhe rrugë të tjera strategjike për eksportin e naftës dhe gazit, të cilat "u shërbejnë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre".

"Eksportet e naftës dhe gazit ose do të jenë të arritshme për të gjithë, ose nuk do të jenë për askënd", thonë Pasdaranët.

Sulmet e tyre shënjestruan objektivat amerikane në Bahrein, Jordani dhe Kuvajt.

Lajm në përditësim...