Antarktidë - Mund të duket e çuditshme, por edhe balenat këndojnë. Dy shkencëtarë amerikanë kanë arritur të regjistrojnë disa tinguj të çuditshëm, që duken si kënga e një rose, por në fakt është kënga e këtyre banorëve gjigandë të detit.
Zbulimi u publikua në një revistë shkencore britanike. Kënga e tyre ishte regjistruar që në vitet ’70, por vetëm tani u kuptua se çfarë ishte.
Kjo sekuencë tingujsh e çuditshme, për shumë kohë i kishte lënë vend imagjinatës njerëzore, por në fakt është thjesht kënga e balenave të famshme Mink, e regjistruar në thellësitë e Antarktidës në Polin e Jugut.
Kënga e gjitarëve të detit dëgjohet çdo dimër e pranverë, përsëritet çdo dy-tre sekonda dhe nuk dihet përse prodhohet dhe as cilët e lëshojnë, ekzemplarët meshkuj, apo ato femra.
Tingujt që ato lëshojnë janë diçka vërtet shumë melodioze dhe që të mbetet në mendje.
Kushedi, ndoshta herën tjetër në thellësitë e oqeanit do të regjistrohet ndonjë këngë akoma më melodioze, pse jo ajo e sirenave.
Redaksia Online
F.I/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO