Luftimi i kancerit është akoma një sfidë prej shumë prej shkencëtarëve, të cilët zhvillojnë eksperimente të shumta për gjetjen e kurave të duhura për ta mundur atë.

Shkencëtarët australianë kanë zhvilluar një numër të ri ilaçesh kundër kancerit të cilat synojnë të ndikojnë drejtëpërdrejtë në strukturën e brendshme të qelizave tumorale.

Këto lloj ilaçesh janë testuar me sukses tek minjtë laboratorikë dhe shkatërrojnë elementët thelbësorë të qelizave kanceroze.

Eksperimentuar tek një numër i madh qelizash të tilla këto ilaçe shkatërrojnë çdo lloj kanceri. Ky lloj studii dhe rezultatet e arritura janë fryt i punës 30 vjeçare të bërë nga shkencëtarët australianë.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)