Shkencëtarët: Ja testi që tregon 
sesa i vjetër është trupi ynë 

Shkencëtarët: Ja testi që tregon <br />sesa i vjetër është trupi ynë 
Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një mënyrë për të testuar sesa mirë apo keq po ‘plaket trupi’ ynë. Sipas një artikulli të BBC, shkenctarët mendojnë se kjo metodë do t’i ndihmojë të parashikojnë se kur do të vdesë një person, të identifikojë rreziqet më të mëdha apo efektet e mjekimeve, si dhe të diskutohet mbi pesionin dhe sigurimet.

Skuadra në Kolegjin Kings në Londër flet për ‘moshën biologjike’ si më të dobishme në shumë studime krahasuar me ditën e lindjes së gjithkujt. Megjithatë, ky studim, i publikuar në Genome Biology, nuk tregon sesi mund të ngadalësojmë procesin e plakjes.

Testi kërkon për një ‘shenjë plakje’ në qelizat e trupit duke krahasuar sjelljen e 150 gjeneve. Studimi u arrit duke krahasuar fillimish 54 mijë shenja të aktivitetit të gjeneve në trupa të shëndetshëm personash nga mosha 25 deri 65 vjeç, e më pas duke e reduktuar këtë numër në vetëm 150 shenja specifike.

Profesori Jamie Timmons, drejtuesi i këtij studimi, tregon se shenjat shëndetësore të plakjes janë të zakonshme në të gjitha indet dhe duket se janë parashikues për një sërë elementësh, përfshirë dhe jetëgjatësinë apo ulja e nivelit njohës/perceptues.

“Duket se nga mosha 40 vjeç e në vazhdim mund të shohësh dhe të përllogarisësh sesa mirë do të plaket një individ”, shprehet profesori Timmons. Kështu sipas skuadrës së shkenctarëve të drejtuar prej tij, termat ‘shëndet’ dhe ‘moshë’ janë dy gjëra të ndryshme. Dhe ndërsa disa vendime të jetës së përditshme, si kalimi i ditës i shtrirë në divan mund të jetë një zgjedhje e gabuar për shëndetin, ato nuk duket se kanë ndonjë efekt në përshpejtimin e plakjes së trupit.

Megjithatë theksohet, se kombinimi i faktorëve favorizues të stilit të jetesës me moshën biologjike të trupit do të jepte një panoramë më të përshtatshme nga ana shëndetësore.

Marrë nga ATSH
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane