Shkencëtarët japonezë:
Tullacët, rrezik infarkti

Shkencëtarët japonezë:<br />Tullacët, rrezik infarkti
Gjendet një lidhje midis rënies së flokëve dhe sëmundjeve koronare të zemrës. Burrat tullac kanë më shumë gjasa të kenë probleme me zemrën se sa moshatarët e tyre, "me flokë".

Të paktën sipas rezultateve të një hulumtimi të kryer nga Universiteti japonez i Tokios dhe i publikuar në “British Medical Journal”, i cila thotë se njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve kanë një rrezik të shtuar me 32% më shumë për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës.

Ekipi hulumtues është mbështetur edhe në studimet e kryera në vitet e mëparshme për lidhjen mes humbjes së flokëve dhe problemeve të zemrës. Duke përjashtuar faktorët e rrezikut siç janë mosha dhe historia familjare, u gjet se rrallimet e flokëve janë të lidhura me sëmundjet e zemrës.

Tomohide Yamada, autor i studimit, shpjegoi: "Ne kemi gjetur një lidhje të rëndësishme, edhe pse lidhja në mes të “tullacllëkut” dhe sëmundje koronare të zemrës është modeste.

Mendojmë që ka një asosacion, jo kaq të fortë sa të tjera të njohura tashmë si obeziteti, pirja e duhanit, apo nivelet e larta të kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut”. Sipas “British Heart Foundation” meshkujt duhet të përqëndrohet më shumë në jetëgjatësinë e flokëve, se sa të shohin se ku fillojnë ata.

Yamada thotë se të rinjtë të cilët shohin rrallime rtë flokëve në majë të kokës, duhet të angazhohen në përmirësimin e jetesës së tyre për të siguruar që të mbajnë zemrën të shëndetshme. Studiuesi thekson që nuk ka prova të mjaftueshme për një marrëdhënie shkakësore midis tullacllëkut dhe problemeve të zemrës dhe se janë të domosdoshme kërkime të tjerë më të thelluara shkencore.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në Gazetën shqiptarja.com (print) 11.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë